Jump to Navigation

Keni dhimbje qafe?

Dhimbja dhe shtangia e qafës që vjen nga një sforcimi muskulor apo një përdredhje ligamenti është zakonisht një problem i vogël dhe nuk kërkon ndonjë trajtim të veçantë. Me kalimin e moshës ky shqetësim thellohet gjë që lidhet me çrregullimet që lindin në këtë moshë në kyçet dhe kockat e qafës. Në se dhimbja dhe shtangia e qafës shoqërohet me temperaturë duhet menduar edhe infeksioni i cipës që mbështjell trurin (Meningitis).

Kujdes! Thirrni urgjentisht mjekun në se dhimbja dhe shtangia e qafës shoqërohet me urinim dhe jashtëqitje të pavullnetshme.
Ja disa nga shkaqet që japin dhimbjet dhe shtangien e qafës:
1. Në se ky shqetësim ka ardhur para më pak se 24 orësh nga shembja e qafës si pasojë p.sh. e një aksidenti automobilistik apo një rrëzimi dhe nuk shoqërohet me ankesa të tjera, ju mund të keni pësuar tërheqje apo shkitje muskulore ose ndrydhje. Nuk ka gjë për tu shqetësuar; merrni ndonjë ilaç kundra dhimbjes dhe pushoni duke ndenjur shtrirë. Procedurat e ngrohta në vendin ku dhemb p.sh. me vendosjen e një shisheje apo një borse llastiku me ujë të ngrohtë, mund të lehtësonin dhimbjen. Kjo gjendje haset edhe kur e vendos keq kokën në gjumë. Por në se keni shenja të tilla shoqëruese si vështirësi në ecje, dhimbje therëse dhe mpirje të gjymtyrëve dhe urinim të pavullnetshëm atëherë ju mund të keni dëmtuar palcën e shtyllës kurrizore (Spinal Injuries). Kjo gjendje konsiderohet një dëmtim i rëndë dhe në këtë rast duhet që ti telefononi menjëherë mjekut tuaj! Para dhe gjatë transportit duhet treguar kujdes në mënyrë që nëpërmjet vendosjes të një jastëku poshtë kokës, qafa dhe koka të mos bjerë nën nivel dhe lëvizjet të kufizohen në maksimum. Në ato raste kur pa dëmtuar qafën, keni temperaturë të lartë, dhimbje të forta të kokës, ndjeheni i përgjumur dhe i pështjelluar, nuk mund ta shikoni dritën, keni të vjella apo ju vjen për të vjellë, atëherë ju mund të keni të infektuar cipën mbështjellëse të trurit (Meningitis). Kjo është një sëmundje e rëndë prandaj duhet thirrur urgjentisht autoambulanca!
2. Kryesisht duke qenë në një moshë mbi 45 vjeç, ndjeni një dhimbje aq të fortë dhe mpirës sa që nuk ju lejon të lëvizni lirshëm dhe që fillon nga qafa dhe përhapet në drejtim të krahut atëherë kjo dhimbje mund të vijë nga shtypja e ndonjë nervi që del nga vertebrat e qafës nga dalja jashtë mbështjellëses së saj fibroze, të një lënde xhelatinoze që normalisht është e vendosur midis trupave të vertebrave (Prolapsed or Herniated Disk); ose kjo mund të vijë edhe nga një sëmundje degjenerative të kockave dhe të kërceve të vertebrave të qafës (Cervical Spondylosis).
3. Shoqërohen me dhimbje dhe shtangie të qafës edhe ato raste të fëmijëve me qafë të shtrembët (Torticollis) prej një zhvillimi gradual i një kontraksioni të një anshëm të muskujve të saj. Mendohet që kjo gjendje është pasojë e një lindje të vështirë. Fëmijët përmirësohen gradualisht pas fizioterapisë.
4. Në rastet kur dhimbjet e qafës shoqërohen me rritje të gjëndrave lexo Ju ka dalë ndonjë xhungë?



Main menu 2