Jump to Navigation

Keni urinim të dhimbshëm?

Dhimbja gjatë aktit të urinimit shkaktohet zakonisht nga një infeksion i rrugëve urinare ndërsa tek gratë kjo mund të vijë edhe si rezultat i një infeksioni vaginal.

Ja disa nga arsyet që shkaktojnë dhimbje gjatë urinimit:
1. Në se keni dhimbje nga prapa, në të dy anët pak sipër belit dhe temperaturë atëherë ju mund të keni infeksion të veshkave (Pyelonephritis). Në këtë rast duhet ti telefononi menjëherë mjekut!
2. Në se keni shpeshtim të urinimit, dhimbje në fund të barkut, gjak në urinë dhe urinë të turbullt, një shkak i mundshëm është infeksion i fshikëzës urinare (Cystitis).
Për të shmangur krizat e infeksioneve të herë pas hershme të fshikëzës urinare rekomandohet:
-Të pini 2-3 litra lëngje çdo ditë bile edhe më shumë në stinët e nxehta.
-Të boshatisni fshikëzën urinare sa më shpesh dhe sa më mirë.
-Të kujdeseni për higjienën personale.
Të lani organet gjenitale para aktivitetit seksual. Po kështu të bëjë edhe partneri juaj. Të urinoni pas këtij aktiviteti.
-Pas daljes në banjë, të mos përdorni parfume dhe deodorantë vaginal.
-Mos përdorni diafragma apo mbytës sperme për të mos mbetur shtatzënë.
-Pini lëngje boronice të kuqe që lehtëson ndjenjën e djegjes.
3. Në se jeni femër, keni acarim dhe kruarje të organeve gjenitale dhe sekrecione të bardha dhe të trasha, ekziston mundësia që të keni infeksion mykotik i organeve gjenitale (Vaginal Thrush). Në këtë rast mjeku juaj do të ju japë një ilaç të fortë antimykotik ose në farmaci mund të marrësh një pomadë antimykotike. Në se sekrecionet janë me ngjyrë si në të verdhë jeshile atëherë mund të keni një sëmundje protozoare (Trichomoniasis) ose një sëmundje seksualisht e transmetueshme si p.sh. Gonorrhoea e cila mjekohet me antibiotikë.
4. Në se nga penisi tuaj ju rrjedhin sekrecione jo të zakonshme atëherë ju mund të keni një sëmundje seksualisht e transmetueshme si p.sh. Gonorrhoea ose infeksionin e tubit të urinës me origjinë jo gonorreike (Nongoncoccal Urethritis).



Main menu 2