Jump to Navigation

Urinoni shpesh?

Simptom vlerësimi: Pamja e urinës ndryshon herë pas here p.sh. urina e mëngjesit është më e errët se urina gjatë ditës. Disa ilaçe dhe ushqime mund të shkaktojnë përkohësisht ndryshimin e ngjyrës së urinës, p.sh. kokrra e panxharit mund të ngjyrosë urinën në të kuqe.
Një ndryshim i ngjyrës së urinës tuaj mund të vijë edhe nga ndonjë çrregullim. Një urinë shumë e errët mund të shkaktohet nga ndonjë sëmundje mëlçie (Acute Hepatitis); urina e kuqe ose e turbullt mund të vijë nga ndonjë hemorragji apo një infeksioni i veshkave apo i rrugëve urinare. Pamja normale e urinës është e tejdukshme, me ngjyrën e kashtës dhe disi më e errët në mëngjes herët.

Ja disa nga shkaqet e urinimit të shpeshtuar:
1. Në se sasia e urinës që del është më e pakët se zakonisht dhe jeni femër mund të dyshohet shtatzënia. Në se përveç kësaj ndjeni një nevojë të ngutshme për të dalë në banjë dhe lagni teshat atëherë mund të keni fshikëz urinare të acaruar (Urge Incontinence) ose infeksion i fshikëzës urinare (Cystitis). Në se jeni mashkull sidomos mbi moshën 55 vjeç dhe keni vështirësi në nxjerrjen e urinës fillestare dhe në sasi të pakët, atëherë mund të keni zmadhim të gjëndrës së prostates (Enlarged Prostate Gland). Ndër të tjera, urinimi i shpeshtuar dhe në sasi të pakët mund të jetë efekt anësdisa ilaçeve. Po ashtu edhe çrregullimi i ankthit (Anxiety Disorders) mund të shkaktojë shkuarjen e shpeshtë në banjë edhe atëherë kur fshikëza urinare është bosh.
2. Në se sasia e urinës që del është në një sasi më të shumtë se zakonisht dhe shoqërohet me etje të theksuar, humbje në peshë të pashpjegueshme dhe mjegullim të pamjes mund të keni sëmundjen e sheqerit (Diabetes Mellitus).
3. Urinimi i shpeshtuar dhe ndjenja e pa ngopjes me ujë mund të shkaktohet edhe nga një çrregullim hormonal me emrin (Diabetes Insipidus). Kjo sëmundje nuk ka lidhje me ngritjen e sheqerit në gjak.
4. Në se nuk keni etje të theksuar por keni përdorur sasi të mëdha lëngjesh që përmbajnë kafe, çaj ose alkool, këto lloj lëngjesh mund të shtojnë sasinë e urinës.
5. Një tjetër shkak mund të jetë edhe një çrregullim të funksionit të veshkave me emrin (Glomerulonephritis).



Main menu 2