Jump to Navigation

Nuk e mbani urinën?

Pamundësia për të kontrolluar mbajtjen e urinës mund të shkaktojë lagjen e teshave dhe vështirësi të urinimit. Këto shqetësime mund të vijnë si pasojë e një çrregullimi të inervacionit në fshikëzën urinare. Rrjedhja e urinës, është e zakonshme tek meshkujt që vuajnë nga zmadhimi i gjëndrës së prostates. Sidomos tek të moshuarit, kjo ankesë mund të vijë edhe nga një infeksion i rrugëve urinare.

Kujdes! Paaftësia për të nxjerrë urinën sidomos kur fshikëza e urinës është plot, është një shenjë serioze që të detyron të lajmërosh urgjentisht mjekun. Një gjë e tillë mund të shkaktohet nga ndonjë bllokim që mund të ekzistojë në tubat urinarë, nga ndonjë dëmtim i nervave që komandojnë fshikëzën urinare ose mund të jetë efekt anësor i ndonjë medikamenti që rastësisht po përdoret.
Ja disa nga rrethanat që mund të çojnë në mos mbajtjen e urinës:
1. Në se një femër ndjen nevojën për të nxituar në banjë dhe në fakt urinon pak atëherë ajo mund të vuajë nga fshikëza e mbi ngacmuar (Urge Incontinence). Në këtë rast rekomandohet të mos pini duhan, as lëngje që përmbajnë alkool ose kafeinë. Në mënyrë që të mundësoni një kontroll të mirë të fshikëzës urinare mund të merrni masa parandaluese duke bërë ushtrime që forcojnë muskulaturën e dyshemesë së legenit. Këto ushtrime mund të bëhen duke qëndruar ulur, në këmbë ose duke qenë i shtrirë. Në mënyrë që të identifikoni se kush janë këto muskuj ju duhet të imagjinoni atë moment kur pasi të keni nisur urinimin të ju lind nevoja për të ndërprerë menjëherë atë. Pikërisht momenti i një kontraktimi të tillë imagjinohet kur bëhet kjo stërvitje. Provokimi i këtij kontraktimi duhet të zgjasë 10 sekonda pastaj e lëshoni ngadalë këtë muskulaturë. Kjo gjë përsëritet 5-10 herë dhe një procedurë e tillë mund të bëhet çdo orë. Në se lagja me urinë ndodh menjëherë pas kollës, teshtitjes, të qeshurit apo vrapimit atëherë kjo gjë mund të shkaktohet nga stresi (Stress Incontinence). Në këtë rast rekomandohet stërvitja e muskujve të dyshemesë së legenit. Në se nuk kemi përmirësim brenda një muaji atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.
2. Në se jeni mashkull dhe keni vështirësi në nisjen e urinimit dhe rrjedhja e urinës është e pakët atëherë mund të keni zmadhim të gjëndrës së prostates (Enlarged Prostate Gland) sidomos në se jeni mbi moshën 55 vjeç, ose mund të keni ngushtim të tubit të rrjedhjes së urinës (Urethral Stricture).
3. Disa ilaçe sidomos ata që ndikojnë në prodhimin e urinës apo ata që veprojnë në sistemin nervor qendror, mund të cënojnë autokontrollin e rrjedhjes së urinës.



Main menu 2