Jump to Navigation

Keni rrahje zemre?

Shumë njerëz e zotërojnë aftësinë për të kuptuar vetvetiu ndjesinë e rrahjeve të shpeshta apo të çrregullta të zemrës (Palpitations). Shpesh këto çrregullime shkaktohen nga marrja e substancave ngacmuese si p.sh. kafeina, nikotina ose nga stresi.

Rrahjet e zemrës mund të shkaktohen edhe nga efektet anësore të disa ilaçeve ose nga një çrregullim i zemrës. Duhet të konsultohesh me mjekun në se rrahjet e zemrës vazhdojnë gjatë apo shoqërohen me simptoma të tjera rënduese.
Ja disa nga shkaqet që çojnë në pasjen e palpitacioneve:
1. Në se keni marrje fryme, ndjenjë çrregullimi në gjoks dhe ndjenjë të fikmi atëherë kjo aritmi flet se ju keni një sëmundje serioze në zemër dhe për këtë duhet të lajmëroni menjëherë autoambulancën.
2. Në se keni humbje peshe edhe pse oreksin e keni të shtuar, ndjeheni i acaruar, djersitni shumë dhe i keni të dala kokërdhokët e syve atëherë ju mund të vuani nga mbi shtimi i funksionit të gjëndrës tiroide (Hyperthyroidism).
3. Çrregullimet në ritmin e zemrës mund të shkaktohen edhe nga pirja e kafesë, çajit kinez, kolës dhe duhanit.
4. Ndër të tjera, çrregullimet në ritmin e zemrës mund të shkaktohen edhe nga stresi dhe ankthi.



Main menu 2