Jump to Navigation

Shkaktaret engecjes intrauterine te frytit, morfologjia e jashtme, prognoza

Të posalindurit hipertrofik quhen fëmijet e lindur nën percentilin 10. Në gjysmen e parë të gestacionit fiziologjik rritja karakterizohet me ndarje te shpejt të qelizavedhe rritje te shpejt të numrit të tyre(faza hiperplastike e rritjes fetale). Në fazen përfundimtare të rritjes fetale, ritmi i shumëzimit të qelizave është i ngadalsuar, por rritet vëllimi i tyre (indi yndyror, muscular), pra faza hipertrofike e rritjes fetale.
Në gestacionin e hershëm pasha, lartësia dhe perimetri i kokes, proporcionalisht zvogëlohen në raport me moshën gestative, pra kemi ngecje proporcionale apo simetrike.
Shkaktaret patogjenik që veprojne ne fazen perfundimtare të rritjes fetale nuk ndikojne ne numrin e qelizave, por ndikojnë në zvogëlimin e masës trupore. Ky është i posalinduri hipotrofik me zvoglim të peshës trupore per moshën gestative, me gjatësi normale(thatanik), pra si rezultat kemi ngecje intrauterine joproporcionale-asimetrike.
30-40% e të posalindurve hipotrofik karakteriziohen me formë proporcionale të hipotrofisë.
Shkaktarët më të rëndësishëm që veprojnë ne 1/3 e parë të gestacionit janë:
infeksonet virale, anomalit kongjenitale, veprimi toksik i alkoolit, pirja e duhanit, barërat, anomalitë kromozomale dhe nënushqyeshmëria e rëndë e nënës.
60-70% e të posalindurve hipotrofik karakterizohen me formë joproporcionale dhe shkaktarët më të rëndësishëm të kësaj formë janë: insuficienca utero-placentare me zvoglim të qarkullimit uteroplacentar të gjakut, pirja e duhanit, sëm e nënës (HTA, sëm renale, sëm endokrine dhe anomalit e uterusit).


Main menu 2