Jump to Navigation

Prematuri - Vecorite morfologjike dhe fiziologjike te tij

Prematur konsiderohet i posalinduri që nuk i ka mbushur 37 javë të plota të gestacionit dhe ka më pak se 259 ditë, duke llogaritur nga dita e parë e menstruacionit të fundit. Më parë si prematurë është llogaritur i posalinduri me peshë trupore më pak se 2500 g, mirepo sot të posalindurit me peshë trupore në 2500g ndahen në dy grupe:
1. Ata të cilët në jetën intrauterine janë normalisht të zhvilluar, mirepo lindin para fundit të javës së 37 të gestacionit dhe
2. Ata të posalindur që kanë pasur zhvillim të ngadalshëm intrauterin, kështu qe pesha e lindjes së tyre nuk përshtatet me peshën e pritur për moshën gestative dhe është më pas se 10 centil. Këta janë të posalindur distrofik apo hipotrofik Lindja e parakohëshme mund të ndodhë për shkak të: pamundësise së mitrës për mbajtjen e frytit, pengesa gjatë shtatzënisë (sëmundjeve të rënda të shtatzënës dhe frytit,gestozat), anomalitë e lindura të frytit, shtatzënitë multiple, traumat e ndryshme psikike të shtatzënave, raca e zezë është më e prirë për lindje të parakohshëme, shkëputja e parakohëshme e placentës, provokimet e parakohshëme të kontraksioneve të mitrës, traumat fizike si goditjet.

Ngecja në rritjen dhe zhvillimin intrauterin ndodhë për shkak të:
1. Faktorëve nga fetusi, si anomalitë kromozomale, malformacionet kongjenitale;
2. Faktorëve nga placenta, si placenta e dobët zhilluar, çrregullim i gazrave nëpër placentë, infarkti i placentës dhe
3. Faktorëve nga nëna, si gestozat, insuficienca renale, kardiovaskulare, anemi e rëndë, nënushqyeshmëria kronike.
Karakteristikat morfologjike dhe fiziologjike. Në raport me trupin, koka ështe me e madhe, motorika eshte e zvogluar-spontane, ka zë të dobët, qane rrallë. për shkak të tonusit të zvogëluar të muskulaturës femija merr pozitë ,, të paluar''. Eshtrat torakal janë më të butë, lëkura është e hollë, e butë me pak ind dhjamor, pa qime lanugo, ka edemë në shputa dhe pjesët dorzale te tyre. Laprat e veshëve janë të butë, jo elastike dhe pa reliefë karakteristikë. Majat e gjinjeve mezi vërehen, mungojnë areolet ose mezi që verëhën, ndërsa me palpim nuk konstatohet indi mamal.
Tek fëmijët e gjinisë mashkullore testiset nuk janë të lëshuara në skrotum, por ndodhen ne kanalin inguinal, kurse të fëmijët e gjinisë femërore buzët e mëdha të vaginës nuk i mbulojnë buzët e vogla.
Për mbijetesë pas lindjes është shumë me rëndësi qe i linduri parakohe të zhvillojë frymëmarrjen e parë. Rregullimi qendror i funksioneve vitale te të lindurit para kohe dhe frymëmarrjes është i pa pjekur, prandaj kemi frymëmarrje periodike me tendence te zhvillimit të apneve. Sasia e surfaktantit në mushkëri është shumë e vogël, ndërsa kafazi i krahrorit është i butë dhe i ngushtë që e zvoglojnë ventilimin.
Ushqimin e prematurit e vështirësojne refleksi i dobësuar i thithjes, mungesa e refleksit te gelltitjes dhe ai i kolles, gjë që e rrite rrezikun nga aspirimi, prandaj paraqitet nevoja e ushqimit përmes sondës nazogastrike. Është i zvogluar edhe absorbimi i yndyrnave dhe vitaminave të tretshme në yndyrna, prandaj për ushqim duhet perdor teknika dhe përmbajtje të veqanta të ushqimit.

Pengesat ne termorregullim të prematurit janë për shkak të:
1. Sipërfaqes trupore më të madhe në raport me peshën trupore
2. Izolimi i dobët termik për shkak të mungeses së indit yznyror nënlëkuror;
3. Mungesa e rezervave energjetike në formë të glikogjenit dhe indit ynd.
4. Oksigjenimi jo i mjaftueshëm, i cili poashtu e pengon formimin e nxehtësisë.
Statusi acidobazik karakterizohet me labilitet të tij, ku shkaktarët duhet kërkuar te papjekuria ekskretore e veshkave per jonet H+ , te vështirësit respiratore dhe vështirësit metabolike.
Baraspesha acidobazike në ditët dhe javëte para të jetës anon kah acidoza e cila i rrezikon funksionet vitale, si e zvoglon kontrahimin e miokardit, rrit ndjeshmërin e trurit ndaj bilirubinës.
Papjekuria enzimatike e mëlqisë, rritja e masës së eritrociteve, jeta e shkurtër e tyre, pasazha e ngadalsuar në zorrë e rrisin prirjen e prematurit për ikter patologjik.
Rezervat e vogla të Ca dhe Fe te fituara nga nëna e predisponojne prematurin për paraqitjen e rahitit dhe me vonë të anemisë sideropenike.
Kur prematuri i përballon ditët e para të jetës, rritja dhe zhvillimi i tij do te jetë normal, por keta janë më të rrezikuar nga dëmtimet perinatale të trurit: hipoksia perinatale, hemorragjia intrakraniale, traumat gjatë lindjes, ushqyeshmëri të pamjaftueshme, etj.



Main menu 2