Jump to Navigation

Malformacionet e Rrugevete Frymemarrjes

1. Atrezioni i hoaneve mund të jetë unilateral ose bilateral. Atrezioni unilateral jep pak pengesa, kurse ai bilateral prej oreve të para të jetës jep pengesa në frymëmarrje, gjatë vajit fëmijët kan ngjyrë normale të lëkurës sepse marrin frymë me gojë, kurse ne qetësi bëhen cianotikë. Indikohet urgjentisht ndërhyrja kirurgjike.
2. Mikrognatia paraqet zhvillim të dobët të nofullë së poshtme si malformacion në velëte ose ne kombinim me çarjen e qiellzës (sindromi Pierre-Rubin), që mund të shkaktoj vështirësi në frymëmarrje dhe të ushqyer për shkak të rënies së gjuhës në fyt.
3. Heilognatopalatoshiza paraqet vështirësi gjatë marrjes së ushqimit edhe pse nëna shumë shpejt mëson t'a ushqej fëmijen e saj me lugë të vogël në poziten ulur, për të shmangur vjelljen e ushqimit përmes hundës. Mundë të ketë edhe vështirësi në frymemarrje për shkak të aspirimit të ushqimit në formë të bronkitit dhe pneumonisë aspirative.
4. Stridori kongjenital karakterizohet me inspirium të zëshëm. Në disa fëmij stridori kongjenital shoqërohet me shenja klasike të dispnesë obstruktive inspiratore. Shkaktar të stridorit kongjenital mund të jenë: anomalitë e ndërtimit dhe funksionit të epiglotisit, laringu, trahesë;
5. Emfizema lobare kongjenitale;
6. Hernia diafragmale;
7. Fistula traheoezofageale, etj.


Main menu 2