Jump to Navigation

Pneumotraksi

Pneumotoraksi nënkupton prezencen e ajrit të lirë në hapësirën pleurale. Mund të jetë spontan te 1-1.5 % e të posalindurve që zakonisht ndodhë gjatë reanimimit dhe artificial (12-15% ) i shkaktuar nga ventilimi pulmonar. Paraqet një nga komplikimet që rrezikon jetën e të posalindurit, si pasojë e depërtimit të ajrit në hapësiren intrapleurale.

Mund te jetë:
1. Pneumotoraks i hershëm që zhvillohet në orët e para pas lindjes si pasojë e shtypjes së lartë torakale te të qarët e parë, si pasjojë e reanimimit dhe aspirimit mekonial.
2. Pneumotoraksi i vonshëm që zhvillohet si pasjoë e distresit respirator, bronkopneumonisë, asistences me ventilim mekanik, etj.
Pasqyra klinike Frymëmarrja është e dobësuar me lëvizshmëri të zvogluar të një apo të dy hemitorakseve, me perkusion të toraksit fitohet hipersonoritet, abdomeni është i distenduar, lëkura është e fortë, e mprehur ne stomak dhe ne toraks.
Diagnoza: Në Rtg vërehet një ,,çkolitje" e mushkërisë prej murit anësor të toraksit, vërehet transparenca në fushën pulmonare dhe kemi zhvendosje të mediastinumit në anën e shëndoshë.
Mjekimi Në raste të dyshimta duhet bërë punksioni pleural në hapësiren e dytë interkostale në vijen medioklavikulare, vendosja e drenit ne hapësirën e VI interkostale në vijën aksilare. Në rast të tablos së qartë klinike duhet bërë drenimi torakal me troaker dhe aspirim.



Main menu 2