Jump to Navigation

Pneumonite e te porsalindurve

Pneumonit mund të zhvillohen si pasjoë e infeksioneve para lindjes (prenatal), gjatë lindjes (perinatal) dhe pas lindjes (postanatal). Pneumonitë prenatale mund të ndodhin si pasojë e infeksioneve transplacentare, siç janë infeksionet me citomegalovirus, me virus te Rubeoles, luesin konatal, variçelën, AIDS, etj.
Pneumonitë perinatale janë të shkaktuar nga mikroorganizmat dhe nga lëngu i infektuar amnional ( te pelcitja e parakohëshme e mbeshtjellsëve të frytit dhe nga infeksionet e traktit urogjenital të nënës). Si shkaktar jane S.β – hemolitik B, bakt gr - , bakt aerobe të traktit intestinal, listeria, klamidia, citomegalovirusët dhe ferpes simpleks virusët. Pneumonitë postnatale shkaktohen nga infeksionet në spital, në repartin e kujdesit intenziv. Shkaktarë më të shpeshtë janë E.coli, klebsiela, stafilokoku aureus dhe epidermis.

Pasqyra klinike
Në fillim paraqiten shenjat e pergjitheshme të infeksioneve: refuzimi i ushqimit, vjellje, temperaturë, ngacmueshmëri, shqetsim, zbehje. Më vonë paraqiten edhe dispnea, cianoza, apnea, per shkak të hipoksisë edhe çrregullim i vetdijës, zgjerim dhe tërheqje e flegrave të hundës, lëvizje ritmike të kokës, gjëmim, lëvizshmëri paradoksale e abdomenit në raport me inspiriumin.

Diagnoza
E vetmja analizë bindëse eshte hemokultura. Vetëm izolimi i viruseve respiratorë dhe klamidieve flet për pneumoni, sepse keta mikroorganizma nuk gjenden në florën normale. Leukocitoza flet për etiologji bakteriale, kurse eozinofilia te klamidiet. Vlerat e CRP-së, SE dhe IgM janë të rritura.

Mjekimi
Është etiologjik, kurse te pneumonia me klamidie jepet eritromicina. Pneumonia stafilokoksike zhvillohet kah fundi i javës së parë deri në vitin e dytë dhe shkaktohet nga S. aureus. Bakteria lehët i kanalizon kanalet e hundës, grzkës, kordonin umbilikal, kërthizën dhe lëkuren. Portë hyrëse e infeksionit është rinofaringiti ose lëkura, ndërsa në mushkëri bartet në mënyrë hematogjene ose bronkogjene.
Sëmundja manifestohet shpejt, i posalinduri i sëmurë është adinamik, lehët cianotikë, polipnoik, me frymëmarrje të shpeshtuar, me muskulaturë të aktivizuar ndihmëse, me tërheqje të jugulumit dhe flegrave të hundës, gjëmim, temp mesatarisht ose tepër e lartë, mund të lajmrohet vjellja, diarea dhe mund te zhvillohet bronkopneumoni masive ne formë të mikroabsceseve në të dy anët e mushkërive.
Diagnoza përcaktohet me Rtg, punksion të empiemës në mbështjellsin pleural dhe ekzaminimi bronkial i asaj empieme, hemokultura, strisho e fytit dhe hundës, etj. Mjekimi bëhet me penicilinë gjysëmsintetike (kloksacilina në dozë 50-100mg/kg, vankomicin), fëmija duhet rehidruar dhe ushqyer ne mënyrë parenterale, etj.



Main menu 2