Jump to Navigation

Meningjiti Neonatal

Meningjiti është infeksion i i mbështjellsëve të trurit dhe SNQ në muajin e parë të jetës. Vdekshmëria është shumë e lartë 30-60%, si dhe pasojat neurologjike janë të larta gjer ne 50%. Rrugët e infeksionit dhe patofiziologjia – në shumicën e rasteve infeksioni shkaktohet me bartjen hematogjene të mikroorganizmit në meningje dhe SNQ. Shkaktarët më të shpështë të meningjitit janë: Streptokoku i gr B, bacilet gr – si E. koli, mikro. tjerë që kanë veprim në SNQ si Listeria monocitogenes Flavobacterium meningosepticum, S. pneumoniae, H. influenzae tipB etj.
Të posalindurit më të rrezikuar ndaj meningjitit janë të posalindurit parakohe si dhe të posalindurit me të meta të SNQ-së, si encephalocela, meningomielocela, etj. Pasqyra klinike- temp është jostabile, fëmija është letargjik apo i ekscituar, dominon i ashtuquajturi ,,të qajturit cerebral", që është i theksuar, apnea, konvulzionet në 40% të rasteve, fontanela i balonuar, rritja e perimetrit të kokës, vjellja, tajimi joadekuat i hormonit diuretik.

Diagnoza - bëhet me ekzaminimin laboratorik te LCS-së, ultrasonografi, CT, rezonanca magnetike. Ekzaminimet kryesore janë këto:
- kultura e likuorit dhe eventualisht izolohet shkaktari.
- ekzaminimi i likuorit nën mikroskop elektronik pas ngjyrosjes sipas Gramit.
- percaktimi i koncentrimit të glukozës.
- vlerat e proteinave të LCS janë të rritura >170mg/dl.
- pleocitoza ne LCS është e ndryshueshme sipas disa autorëve mbi 30, sipas disave >100 leukocite me predominim të neutrofileve.
- testi Latex nga mostra e likvorit është pozitiv te meningj i shkaktuar nga streptokoku B.
- me echo të SNQ diagnostikohet infeksioni i ventrikujve.
- CT është e indikuar për caktimin eventual të absceseve gjakderdhjeve subdurale, trombozës, gjakderdhjes ose infarktit të trurit.
- rezonanca magnetike.

Mjekimi - dhënia e antibiotikëve është më e sigurt bazuar ne kulturën e LSC dhe antibiogramin. Terapia iniciale është ampicilinë + gentamicinë. Te meningjiti i shkaktuar me bakt gr+(S.hemol B, L.monocitogenes) terapia më e përshtatëshme është benzilpenicilina ose ampicilina. Terapia jepet 21 ditë. Nëse shkaktar është stafilokoku, në vend të pënicilnës jepet meticilina, kloksacilina ose vankomicina.
Te meningjtiti i shkaktuar nga bakteret zgjedhja më e mirë është cefalosporinat e gjen III (cefotaksima) që mund të kombinohet me ampicilinë.
Për sterilizim të likvorit është nevojshme terapia prej 5-7 ditë. Ndër masat tjera është edhe matja e perimetrit të kokës për çdo ditë, si dhe përcjellja dhe ekzaminimi neurologjik.
Te meningj antibiotikët jepen në këto doza:
Ampicilina 100-200mg/kg/ditë te moshat 0-7 ditë dhe 200-300mg/kg për moshën > 7 ditë. Gentamicina 2.5mg/kg/për dozë, çdo 8h, 12h, 18h, ose 24h varësisht nga pesha dhe mosha i.v. Penicilina kristal etj.



Main menu 2