Jump to Navigation

Jeni kaps?

Normalisht njerëzit dalin në banje një deri dy herë në ditë. Në se vonoheni për të dalë në banje mbi një ditë dhe feçet tuaja janë të thata atëherë mendohet se jeni kaps. Në se kapsllëku ju vjen papritmas dhe vazhdon t’ju shqetësojë edhe me ndryshimin e dietës atëherë ju duhet të konsultoheni me mjekun.

Kujdes! Keni gjak në feçe? Kjo ankesë mund të ketë rëndësi vitale prandaj kur e konstatoni një gjë të tillë duhet të konsultoheni me mjekun. Gjakosja me gjak të pastër i anusit zakonisht vjen nga majasëlli. Ngjyrosja e feçeve në të zezë zakonisht vjen nga ndonjë ulçer në stomak. Mund të dyshohet një kancer në zorrën e fundme në se shihen rrema gjaku. Në rastet e padukshme, gjaku në feçe mund të konstatohet edhe me anë të analizave laboratorike.
Masa preventive ndaj kapsllëkut:
-Të pasuroni dietën tuaj të përditshme me ushqime të pasura me përmbajtje të lartë fibrash (karbohidratesh) si buka, brumërat, makaronat, patatet dhe veçanërisht me përmbajtje krundesh, buke me miell të pasitur, drithëra, fruta, lakra, sallata jeshile, lëvoren e patates, bathët dhe bizelet e thata.
-Të pakësoni konsumimin e ushqimeve të përpunuara si djathi dhe buka e bardhë.
-Të shtoni sasinë ditore të lëngjeve dhe të evitoni pirjen e lëngjeve që përmbajnë kafein dhe alkool.
-Mos përdorni vazhdimisht medikamente laksative.
-Mësohuni të shkoni rregullisht në banjë sepse feçet sa më gjatë të ndenjen nëpër zorrë, bëhen më të forta dhe më të thata.
Ja disa nga shkaqet që mund të çojnë drejt kapsllëkut:
1. Në se keni disa javë ose edhe më pak që vuani nga kapsllëku dhe kjo shoqërohet nga dhimbje atëherë mund të keni Haemorrhoids që janë zgjerim i çrregullt i venave të zorrës së fundme që përngjajnë me varicet e kërcinjve të këmbëve ose Anal Fissure që është një çarje të strukturës anatomike në zonën e anusit. Në se periudhat e kapsllëkut që karakterizohen me shtërzime të herëpashershme dhe të shoqëruara me dhimbje të fundit të barkut alternohen nga periudha jashtëqitjeje të vrullshme në formë të ujshme atëherë mund të keni sëmundjen e zorrës së acaruar (Irritable Bowel Syndrome). Sidoqoftë, në se këto shenja kanë filluar pas moshës 40 vjeç, mund të duhet të dyshohet edhe kanceri i zorrës së fundme (Colorectal Cancer). Në se do të keni lodhje, lëkurë të ashpërsuar dhe të thatë, rënie e pashpjegueshme peshe, mbindjeshmëri ndaj të ftohtit dhe rrallim të përgjithësuar të flokëve atëherë mund të keni rënie të funksionit të gjëndrës tiroide (Hypothyroidism). Shkak për kapsllëk mund të jetë edhe marrja e ndonjë medikamenti apo edhe shtatzënia. Po ashtu edhe humbja e tepruar e lëngjeve dhe moszëvendësimi i tyre në sasinë e duhur sidomos gjatë stinës së nxehtë të verës mund të bëhet shkak i një kapsllëku.
2. Në se kapsllëkun e vuani prej muajsh fundja edhe prej vitesh kjo mund të vijë nga dobësimi i reflekseve të jashtëqitjes për shkak të një aktiviteti të pakët fizik, dietës së varfër me karbohidrate dhe me kufizim të marrjes së lëngjeve, bërjes zakon për mos qenë i inkurajuar për të dalë rregullisht në banjë.



Main menu 2