Jump to Navigation

Keni diarre?

Diarreja e cila nënkupton jashtëqitje të shpeshta dhe të ujshme zakonisht vjen si rezultat i një infeksioni. Një diarre që vazhdon gjatë mund të jetë shkaktuar nga një çrregullimi serioz të zorrëve. Në se diarreja rishfaqet apo vazhdon më shumë se dy ditë atëherë duhet kërkuar ndihma e mjekut.

Kujdes! Në se një person ka diarre të rëndë dhe lëngjet që ai ka humbur nuk arrijnë të zëvendësohen në kohë atëherë themi që ky individ është i dehidruar. Simptomat e dehidracionit janë: përgjumësi, pështjellim, tharje goje, humbja e elasticitetit të lëkurës dhe mosnxjerrje urine për disa orë. Në këtë rast, më të rrezikuarit janë njerëzit e moshuar dhe fëmijët e vegjël. Në se do të keni shenjat e dehidrimit atëherë duhet të kërkoni menjëherë ndihmën mjekësore. Sidoqoftë për të ndaluar diarrenë dhe kundër dehidrimit të mëtejshëm mund të merrni masa paraprake duke pirë fillimisht vetëm çaj kinez dhe më vonë të hani supë orizi pa i shtuar në të asgjë tjetër.
Ja disa nga shkaqet që mund të shkaktojnë diarrenë:
1. Në se ju keni vënë re gjak në feçe atëherë mund të keni një infeksion parazitar zorrësh si p.sh. Amoebiasis ose një gjendje inflamatore ulçeroze të zorrëve si p.sh. Colitis Ulcerative. Sidoqoftë nuk përjashtohet mundësia e kancerit në zorrën e trashë apo të zorrës së fundme (Colorectal Cancer).
2. Në se keni dhimbje barku që pasohet me periudha jashtëqitjeje të ujshme të formave të vrullshme dhe me përmbajtje të lartë mukusi të cilat alternohen nga periudha kapsllëku që zgjasin me ditë të tëra atëherë mund të keni një sëmundje zorrësh që ka dekurs të gjatë me emrin zorra e acaruar (Irritable Bowel Syndrome). Kjo sëmundje nuk paraqet rreziqe në se shfaqet kryesisht në periudhën e moshës midis 20-30 vjeç edhe mund të vazhdojë gjatë edhe në mosha të tjera. E acarojnë sëmundjen stressi, ankthi, depresioni dhe ardhja e periodave. Disa njerëz e kontrollojnë sëmundjen e tyre duke mbajtur dieta ushqimore të lartë me fibra dhe të varfër në yndyra dhe duke ndryshuar stilin e tyre të jetës.
Përpiqu të veprosh si më poshtë vijon:
-Mbaj ditarin e ushqimeve që konsumon për të zbuluar se cili nga ushqimet të ka acaruar sëmundjen.
-Shmang gjella të gjëra; ushqimet pikante, aromatike, me erëza, të fërguara dhe me shumë yndyrë dhe produktet e qumështit, kosin, djathërat, tlynin.
-Në se keni kapsllëkun problem shto gradualisht marrjen e fibrave dhe në se del problem fryrja e barkut dhe diarrea atëherë pakëso marrjen e fibrave.
-Ndërpre ose pakëso marrjen e çajit, kafesë, qumështit, kolës dhe birrës.
-Ushqehu në periudha të rregullta kohe.
-Bëj ushtrime relaksuese për të lehtësuar stresin që është një faktor shpërthyes për sëmundjen.
Si mjekim, kur keni bark përdoret buskopan për të relaksuar zorrët dhe loperamid 1-2 kokrra për të ndërprerë barkun. Kur të bëheni kaps mund të pish një kokër laksativ.
3. Kriza diarreike me dhimbje barku mund të shfaqen edhe nga paaftësia e organizmit për të tretë laktozën që është sheqeri natyral që gjendet tek qumështi (Lactose Intolerance). Shmangja nga produktet e qumështit mund të eliminojë problemet. Mjeku do të ju rekomandojë marrjen e kapsulave ose lëngjeve me suplement laktaze.
4. Në se i shfaqen kriza diarreike dikujt që ka qenë jashtë shtetit ose pasi të ketë pirë ujë të infektuar, ai mund të ketë një infeksion parazitar në zorrët e holla me emrin Gardiasis e cila mjekohet me një kurë antibiotiku.
5. Në se përveç diarresë keni edhe dhimbje të herëpashershme të fundit të barkut duhet të lexoni Keni dhimbje të vazhdueshme të barkut?
6. Në se daljet diarreike nisin pas ngrënies së një ushqimi të veçantë ekziston mundësia të keni një alergji ushqimore (Food Allergy) ose intolerancë ushqimore (Food Intollerance).
7. Ka raste kur daljet diarreike kanë lidhje me një gjendje stresi apo ankthi të shprehur (Anxiety Disorders).
8. Ka mundësi që daljet diarreike të vijnë edhe nga marrja e ndonjë ilaçi.
9. Në se keni ndjenjë të vjelli ose të vjella, dhimbje koke, dhimbje barku dhe temperaturë atëherë mund të keni një infeksion të stomakut dhe të zorrëve (Gastroenteritis) ose helmim ushqimor (Food Poisoning) si rezultat i ndonjë ndotje të ushqimit apo të ujit.



Main menu 2