Jump to Navigation

Keni probleme me zorrën e poshtëme?

Anus është dalja e jashtme e pjesës së fundme të zorrës së trashë (Rectum). Shqetësimet që mund të shkaktohen në lëvizjet e zorrëve mund të vijnë si rezultat i një çrregullimi që mund të ndodhë në rektum, anus apo në lëkurën përreth anusit.

Gjakosja e anusit shkaktohet më tepër nga hemorroidet por gjithashtu mund të jetë një simptom i hershëm i një kanceri.
Ja disa nga shkaqet e problemeve që konstatohen në pjesën e fundme të zorrës së trashë:
1. Në se ju keni gjakosje, dhimbje rreth anusit ose në zonën e zorrës së fundme atëherë kjo gjë mund të shkaktohet nga Haemorrhoids të cilat janë zgjerim i çrregullt i venave si tek varicet në kërcinjtë e këmbëve që shkaktohen kryesisht nga kapsllëku. Në se nuk përmirësohen me pomada kortizonikësh dhe mpirse mund të trajtohen me injeksione sklerotizuese të venave ose me lidhjen e bazës së venave me lidhse llastiku. Edhe kapsllëku (Constipation) mund të çojë në gjakosjen e anusit. Po ashtu kanceri i zorrës së fundme (Colorectal Cancer) ose i anusit (Anal Cancer) mund të jetë shkak për gjakosjen e anusit.
2. Në se keni një plagë në formën e një gropëze të vogël që ndodhet direkt sipër anusit në vijën ndarëse  midis bythëve ju mund të keni Pilonidal Sinus që është një infeksion i rrënjëve të flokëve. Në se laheni me ujë të ngrohtë dhe mirrni antibiotikë ju mund të parandaloni formimin e një abcesi i cili zbrazet me shtrydhje ose me operacion kirurgjikal.
3. Në se keni të kruara që shtohen sidomos kur jeni të shtrirë në shtrat dhe në disa raste shikoni në feçet tuaja objekte si penj të bardhë që lëvizin duke u përdredhur, ju mund të keni parazitë zorrësh (Threadworm Infestation). Pasi sigurohet diagnoza në bazë të analizës së feçes mirret një mjekim treditor antiparazitar i cili ripërsëritet pas dy javësh.
4. Në se në zonën përreth anusit apo edhe në organet gjenitale shihen rritje të mishta në formë bishtash që kanë tendencë të bashkohen me njëra tjetrën dhe të padhembshme mendohet që të keni një sëmundje papilomatoze seksualisht e transmetueshme me origjinë virusale (Genital Warts). Këto rritje të lëkurshme mund të hiqen duke aplikuar lokalisht kremra speciale, duke i ngrirë, duke i djegur, duke i heq me rreze lazer, etj.



Main menu 2