Jump to Navigation

Keni tendosje në bark?

Zmadhimi i barkut mund të vijë si pasojë e shtimit të peshës ose dobësisë së fijeve muskulore. Fryrja e barkut mund të shkaktohet edhe nga ndonjë çrregullim në aparatin tretës apo urinar.

Kujdes: Një ndjenjë sikleti në pjesën e sipërme të barkut zakonisht pas ngrënies mund të ketë shkaqe të ndryshme por zakonisht vjen nga mostretja e mirë e ushqimit (Indigestion). Zakonisht kjo gjendje vjen nga mbingrënja dhe ngrënja me shpejtësi e ushqimeve veçanërisht pikante dhe me shumë yndyrë, konsumimi i tepërt i alkoolit dhe i kafesë, marrja e disa ilaçeve që dëmtojnë stomakun si aspirina etj.
Ja disa prej masave që duhet të merrni për të pakësuar shfaqjen e episodeve të indigjestionit:
-Të hash ushqimin në porcione të vogla dhe në intervale të rregullta kohe, me qëllim që të mos mbingarkohet stomaku.
-Ushqehu 3 orë përpara se të flesh në mënyrë stomaku gjatë gjumit të jetë bosh.
-Pakëso ose elimino marrjen e alkoolit dhe të kafesë.
-Evito marrjen e ushqimeve të pasura me yndyrna si p.sh. gjalpi dhe ushqimet e fërguara.
-Mbaj një ditar ushqimor për të identifikuar se kush nga ushqimet e shkakton mostretjen.
-Bëj ushtrime gjimnastikore dhe relaksuese në mënyrë që evitosh stresin që shkakton shkrepjen e krizave të indigjestionit.
-Përpiqu të mos kesh mbipeshë dhe mundohu të vishesh me rrobe jo të ngushta.
-Në se është e mundur evito marrjen e medikamenteve që e acarojnë dhe i bëjnë dëm stomakut si aspirina apo ilaçet antirheumatizmale.
Ja disa nga shkaqet që mund t’ju sjellin fryrjen e barkut:
1. Në se brenda një dite keni tendosje të barkut dhe që shoqërohet me dhimbje të forta të barkut duhet të lexoni Keni dhimbje barku? Por në se dhimbja është më e durueshme dhe lehtësohet kur nxirrni gazra dhe kur ndjeni që po ju lëvizin zorrët atëherë kjo gjë mund t’ju vijë nga kapsllëku (Constipation) ose edhe nga zorra e acaruar (Irritable Bowel Syndrome).
2. Një dhimbje barku që zgjat më shumë se një ditë, mund të shkaktohet nga një çrregullim menstruacionesh, nga marrja e kontraceptivëve dhe nga shtatzënia. Në rast se keni kyçet e ënjtura lexo Keni ënjtje këmbësh? Në se urinoni në sasi të pakët dhe me vështirësi në nxjerrjen e urinës, kjo mund të vijë nga një mbimbushje anormale e fshikëzës së urinës (Urinary Retention).



Main menu 2