Jump to Navigation

Keni dhimbje të vazhdueshme të barkut?

Ja disa nga shkaqet që japin dhimbje të vazhdueshme të barkut:
1. Në se dhimbja e barkut përqendrohet në zonën nga beli e poshtë dhe alternohet nga periudha jashtëqitjeje të ujshme në formë të vrullshme në periudha kapsllëku që zgjasin me ditë të tëra atëherë mund të keni një sëmundje zorrësh që ka dekurs të gjatë me emrin e zorrës së acaruar (Irritable Bowel Syndrome). Kur në feçe konstatohet gjak dhe kemi rënie në peshë shkaku duhet gjetur në ekzistencën e një varg sëmundjesh të zorrëve që kanë dekurs të gjatë si p.sh. sëmundja divertikuloze (Diverticular Disease), sëmundja e Kroun (Crohn’s Disease), sëmundja e zorrës së trashë e ulceruar (Ulcerative Colitis), kanceri në zorrën e poshtëme (Colorectal Cancer). Por kur kjo dhimbje ka tendencë të lëvizë poshtë dhe anash shpinës dhe të përfundojë në pjesën e poshtme të barkut dhe shoqërohet me gjak në urinë dhe me shpeshtimin e urinimit atëherë mund të keni infeksion të veshkave, të rrugëve urinare dhe fshikëzës urinare (Pyelonephritis, Cystitis). Megjithatë ekziston edhe mundësia e zhvillimit të ndonjë kanceri të veshkave (Kindney Cancer) apo e ndonjë tumori në fshikëzën urinare (Bladder Tumour). Në se konstatoni ndonjë xhungë që ka dalë në rrëzë të kofshëve, rreth kërthizës, në zonën e lukthit; zhduket apo pakëson volumin e saj gjatë shtypjes ose kur rrini shtrirë; rriten kur kolliteni dhe kur ngrini ndonjë peshë, atëherë ekziston mundësia të keni daljen e zorrës poshtë lëkurës (Hernia). Sipas zonave ku ato shfaqen, ato marrin emrat përkatës si rrëzë barkut (Inguinal Hernia), rrëzë kofshës (Femoral Hernia), në kërthizë (Umbilical Hernia), në lukth (Epigastric Hernia). Në se keni dhimbje në fund të barkut dhe jeni femër duhet të lexoni Dhimbjet e fundit të barkut tek gratë.
2. Në se dhimbja e barkut përqendrohet në pjesën e sipërme të belit në qendër të gjoksit, ka karakter djegës dhe që shtohet gjatë përkuljes përpara apo gjatë shtrirjes ju mund të keni ngjitje të ushqimit nga stomaku lart për në ezofag (Gastro-Oesophageal Reflux). Në se kjo lloj dhimbje lidhet me ngrënien e ushqimit, kjo gjë mund të vijë nga një ulçer peptike (Peptic Ulcer). Në se keni rënie në peshë dhe humbje oreksi, mund të keni kancer në stomak (Stomach Cancer). Në se kjo dhimbje lidhet me marrjen e ndonjë medikamenti ky ilaç duhet të ndërpritet. Por, në se është i domosdoshëm duhet të shoqërohet me ndonjë ilaç stomaku dhe të pihet pas buke dhe me një gjysmë gote ujë.
3. Në se keni dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut dhe që rrezatohet nga prapa në zonën e shpinës mund të keni gurë në fshikëzën e tëmthit (Gallstones).


Main menu 2