Jump to Navigation

Keni dhimbje barku?

Dhimbja e lehtë e barkut shpesh vjen nga ndonjë çrregullim që ndodh në stomak ose nëpër zorrë dhe zakonisht mund të kalojë pas një trajtimi të thjeshtë. Sidoqoftë dhimbjet e forta dhe të vazhdueshme të barkut sidomos të shoqëruara me simptoma të tjera tregojnë se kemi të bëjmë me një problem më serioz të cilën duhet ta investigojë mjeku.

Kujdes! Duhet të thërrasësh autoambulancën në se do të keni dhimbje të forta të barkut që zgjasin më tepër se 4 orë dhe shoqërohen me një nga simptomat e mëposhtme të rënda:
-Të vjella.
-Temperaturë.
-Barku është i fortë dhe i fryrë.
-Ndjenjë të fikmi, përgjumje dhe pështjellimi.
-Gjak në urinë apo në fekale.
Ja disa nga shkaqet që japin dhimbje barku:
1. Në rast se keni një rast me dhimbje të fortë në bark dhe që është e shoqëruar me ndonjë nga simptomat e rënda të sipër përmendura, kjo mund të jetë tregues e një sëmundje serioze të barkut si psh. Appendicitis.
2. Në se dhimbja është mesatare ose e thjeshtë dhe shoqërohet me jashtëqitje të ujshme atëherë mund të keni një infeksion të zorrëve (Gastroenteritis). Paraprakisht pini çaj kinez dhe hani supë orizi pa kripë dhe duke mos i shtuar gjë tjetër në të. Në se nuk përmirësoheni brenda 2 ditësh duhet të konsultoheni me ndonjë mjek.
3. Në se dhimbja është e lokalizuar në pjesën e sipërme të djathtë të barkut, rrezatohet nga prapa në zonën e shpinës dhe shoqërohet edhe me të vjella atëherë mund të keni gurë në fshikëzën e tëmthit (Gallstones).
4. Në se dhimbja fillon nga shpina dhe lëviz në drejtim të zonës së ijëve dhe shoqërohet me ndjenjën e të vjellit ose me të vjella atëherë mund të keni gurë në veshka (Kidney Stones). Por kur kjo dhimbje ka tendencë të lëvizë anash shpinës dhe të përfundojë në pjesën e poshtme të barkut dhe shoqërohet edhe shpeshtimin e urinimit atëherë mund të keni infeksion të veshkave, të rrugëve urinare dhe fshikëzës urinare (Pyelonephritis, Cystitis).
5. Në se dhimbja është përqendruar në pjesën qendrore të sipërme të barku, ka karakter djegës, shtohet gjatë përkuljes përpara apo gjatë shtrirjes, lidhet me ngrënien e ushqimit dhe lehtësohet nga ilaçet që ulin aciditetin e lëngut gastrik, atëherë ju mund të keni ngjitje të ushqimit nga stomaku lart për në ezofag (Gastro-Oesophageal Reflux) ose çrregullim të tretjes në stomak (Nonulcer Dyspepsia) ose ulçer peptike (Peptic Ulcer). Në se dhimbja është përqendruar në pjesën qendrore të sipërme të barkut dhe nuk ka simptomat e mësipërme duhet të lexoni Jeni kaps?
6. Në se keni dhimbje në fund të barkut dhe jeni femër duhet të lexoni Dhimbjet e fundit të barkut tek gratë dhe për dhimbje të vazhdueshme barku lexo Keni dhimbje të vazhdueshme të barkut?



Main menu 2