Jump to Navigation

Keni të vjella të herëpashershme?

Ja disa nga shkaqet që japin të vjella të herëpashershme:
1. Shpesh treguesit e parë të shtatzënisë janë ndjenja e vjelljes dhe të vjellat e herëpashershme. Në se të vjellat nuk të lejojnë të marrësh sasinë e nevojshme ditore të lëngjeve atëherë duhet të konsultohesh me mjekun. Në se nuk jeni e sigurte për shtatzëninë bëni testin përkatës (Home Pregnancy Test).
2. Në se keni dhimbje djegëse në qendër të gjoksit që shtohet gjatë përkuljes përpara apo gjatë shtrirjes ju mund të keni ngjitje të ushqimit nga stomaku lart për në ezofag (Gastro-Oesophageal Reflux) ose çrregullim të tretjes në stomak (Dyspepsia).
3. Në se keni dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut dhe që rrezatohet nga prapa në zonën e shpinës mund të keni gurë në fshikëzën e tëmthit (Gallstones).
4. Në se keni dhimbje në mesin e sipërm të barkut dhe që lidhet me ngrënien e ushqimit, kjo gjë mund të vijë nga një ulçer peptike (Peptic Ulcer). Në se keni rënie në peshë dhe humbje oreksi, mund të keni edhe Stomach Cancer.
5. Në se ju zverdhet lëkura e trupit dhe e bardha e syve, kjo mund të shkaktohet nga një sëmundje mëlçie (Jaundice, Acute Hepatitis).
6. Në rast se pini rregullisht alkool tej limiteve atëherë zhvillohet një inflamacion i pushit të stomakut (Gastritis).
7. Në se keni dhimbje koke dhe të vjella të herëpashershme por pa pasur ndjenjën e të vjellit, kjo gjë mund të jetë e shkaktuar nga një rritje e presionit të gjakut në kokë si pasojë e zhvillimit të një hemorragjie apo një tumori në tru (Subdural Haemorrhage, Brain Tumours).
8. Kur dhimbja e kokës shoqërohet me të vjella dhe me ndjenjën e të vjellit atëherë mund të keni një sëmundje karakteristike që quhet Migraine.
9. Të vjellat e herëpashershme mund të shkaktohen edhe nga marrja e ilaçeve.


Main menu 2