Jump to Navigation

Keni të vjella?

Të vjellat shkaktohen më tepër nga ngacmimet apo inflamacioni i traktit tretës. Por ato mund të shkaktohen edhe si rezultat i dëmtimeve të trurit, nga një çrregullim në veshin e brendshëm ose nga marrja e ilaçeve. Në se vjellja zgjat më tepër se një ditë atëherë duhet të konsultoheni me ndonjë mjek dhe mund të lexoni Keni të vjella të herëpashershme?

Kujdes! Thirrni autoambulancën në se vjellja juaj përmban:
-Rrema të pastra gjaku.
-Materiale të ngjyrosura në të zezë.
-Gjak të mpiksur.
Ja disa nga rrethanat që mund të japin të vjella:
1. Në se ju keni vjellë herë pas here javën e shkuar dy ose më shumë ditë, shih Keni të vjella të herëpashershme?
2. Në se të vjellat shoqërohen me dhimbje të forta barku atëherë ju mund të keni infeksion të zorrës së verbër ( Appendicitis). Kjo është një sëmundje serioze që kërkon ti telefonosh menjëherë mjekut!
3. Në se keni dhimbje në sy ose përqark syve dhe shikimi ju është errësuar atëherë mund të keni ngritje të tensionit të syve (Acute Glaucoma.) Të konsultoheni menjëherë me një mjek!
4. Në se ju merren mendtë mund të keni çrregullime në kërmillin e veshit (Labyrinthitis). Deri sa të konsultoheni me ndonjë mjek rrini shtrirë dhe përpiquni të lëvizni sa më pak të jetë e mundur.
5. Në se keni temperaturë dhe jashtëqitje të ujshme ju mund të keni konsumuar ndonjë ushqim të infektuar; atëherë mund të keni infeksion të stomakut dhe të zorrëve nga helmimi ushqimor (Gastroenteritis, Food Poisoning). Paraprakisht pini çaj kinez dhe hani supë orizi pa kripë dhe duke mos i shtuar gjë tjetër në të. Në se nuk përmirësoheni brenda 2 ditësh duhet të konsultoheni me ndonjë mjek.
6. Në se villni pas marrjes së ndonjë ilaçi atëherë duhet të ndërprisni marrjen e tij.
7. Në se keni dhimbje koke, lexo Keni dhimbje koke?



Main menu 2