Jump to Navigation

Keni vështirësi në gëlltitje?

Zakonisht vështirësitë në gëlltitje hasen në infeksionet e fytit. Sidoqoftë, në se këto vështirësi zgjasin atëhere shkaku i këtij çrregullim kërkohet në stomak dhe në ezofag (tubi që lidh fytin me stomakun).

Ja disa nga shkaqet e vështirësive në gëlltitje:
1. Në se fyti juaj është i acaruar nga infeksioni atëhere duhet të lexoni Keni acarim të fytit?
2. Në se ju keni ngrënë ndonjë ushqim që ka pasur ndonjë diçka të fortë e të mprehtë si p.sh. hala peshku, ka mundësi që ai ose mund të ketë gërvishtur fytin por edhe mund të ketë ngelur aty. Telefonoi menjëherë mjekut tuaj!
3. Në se ju keni ndjenjën se diçka ju ka mbetur në fyt atëherë mundet të keni ndonjë çrregullim ankthi ( Anxiety Disorder).
4. Në se të duket sikur ushqimi po të ngjitet deri në fyt duke të dhënë një dhimbje djegëse në mes të gjoksit e cila theksohet sidomos kur përkulesh përpara apo kur rrrin shtrirë atëherë kjo mund të vijë nga ngjitja e ushqimit nga stomaku lart për në ezofag (Gastro-Oesophageal Reflux), nga ngushtimi i vetë ezofagut (Oesophageal Stricture) si rezultat i zhvillimit të ndonjë kanceri (Cancer of the oesophagus) ose nga një çrregullimi i muskulaturës ezofageale (Achalasia).
Si mund të lehtësohet dhe të prevenohen rishfaqjet e refluksit gastro-ezofageal:
-Merr ilaçe antiacidë për të neutralizuar aciditetin e theksuar të lëngut gastrik.
-Evito ushqimet pikante, të tharta, me domate, të yndyrshme, me kajmak dhe çokollatat.
-Evito alkoolin, kokakolën dhe kafen.
-Ndalo duhanin.
-Mendo të biesh nga pesha.
-Ha pak e shpesh ushqim duke evituar ngrënjen vonë në darkë.
-Pas ushqyerjes nuk duhet të bësh stërvitje fizike.
-Fle me dy jestikë në mënyrë që koka të jetë në nivel më të lartë se këmbët.



Main menu 2