Jump to Navigation

Keni gulçimë?

Gërhitja e gjoksit ose nxjerrja e frymës me vështirësi me fishkëllima apo me zë çjerrës vjen nga ngushtimi ose nga pengesa te ndryshme në rrugët e frymëmarrjes. Kjo mund të vijë nga një infeksion, nga një astmë, nga pellgëzimi i lëngjeve të gjakut në mushkëri, nga thithja e pluhurave të ndryshëm dhe në rastet më të rralla nga zhvillimi i ndonjë tumori.

Ja disa nga arsyet që çojnë në shfaqjen e frymëmarrjes së vështirësuar:
1. Në se pas një zgjimi të papritur natën ngrihesh me ankth nga ndjenja e mos ngopjes me ajër, vështirësie në frymëmarrje dhe duke nxjerrë një gëlbazë të shkumëzuar të bardhë ose ngjyrë rozë, atëherë mund të keni përmbytje të mushkërive nga grumbullimi i tepruar aty i lëngjeve të gjakut si rezultat i pamjaftueshmërisë akute të zemrës (Acute Heart Failure). Duhet lajmëruar urgjentisht autoambulanca! Ndërkohë ju duhet të ndihmoni vetveten duke treguar qetësi dhe duke ndenjur në një pozicion sa më komfort duke vendosur duart në gjunjët e tuaj dhe me jestikë prapa shpine duhet të rrini gjysmë ndenjur.
2. Në se mungesa e papritur e frymëmarrjes shoqërohet me fishkëllima gjoksi kryesisht gjatë nxjerrjes së ajrit atëherë mund të keni Bronchial Asthma. Në këtë rast duhet të lajmëroni urgjentisht mjekun tuaj!
Për të pakësuar atakët e astmës duhet:
-Të mos pini duhan dhe të evitoni ambientet me atmosferë të ndotur dhe me smog.
-Për të kalitur trupin tuaj merruni me gjimnastikë dhe me not. Evitoni ti bëni këto ushtrime jashtë në se është ftohtë. Evitoni të keni të bëni me substanca që kanë efekt alergjik; mos mbani në shtëpi kafshë që me qimen e tyre mund t’ju alergjizojnë.
-Mbani gjithmonë me vehte pompat që ju lirojnë frymën.
-Në se krizat astmatike acarohen nga stresi, praktikoni ushtrime relaksuese.
3. Në se mungesa graduale e frymëmarrjes shoqërohet me kollë dhe temperaturë atëherë mund të keni Acute Bronchitis.
4. Në se mungesa e frymëmarrjes ka shumë kohë që ka filluar dhe shoqërohet me kollë me gëlbazë ju mund të keni sëmundjen mushkërore kronike obstruktive (Chronic Obstructive Pulmonary Disease). Duhet të lini takim me ndonjë mjek!



Main menu 2