Jump to Navigation

Keni kollë?

Kolla është një mekanizëm mbrojtës i organizmit për të pastruar rrugët e frymëmarrjes nga grimcat e thithura me frymë dhe nga sekrecionet. Një kollë e vazhdueshme vjen si pasojë si e pezmatimit të mushkërive ose e efektit të irritantëve si p.sh. tymi i duhanit. Një kollë e vazhdueshme kërkon konsultimin e një mjeku.
Kujdes! Në se ndonjëherë ju takon të shihni se në gëlbazën tuaj ka rrema gjaku dhe në përgjithësi ndjeheni mirë, nuk është nevoja për tu shqetësuar sepse kjo mund të jetë shkaktuar nga ndonjë gërvishtje e mukozës së fytit. Sidoqoftë në se konstatimet e këtilla bëhen më të shpeshta, atëherë është mirë që pa vonesë të konsultoheni me ndonjë mjek.

Ja disa nga shkaqet që mund të shkaktojnë kollën:
1. Në se keni një kollë prej jo me shumë se 48 orësh dhe temperaturë, mund të keni ndonjë sëmundje virale si gripi (Influenza) etj. Në rast se keni edhe gëlbazë atëherë mund të keni infeksion i pemës bronkiale (Acute Bronchitis) Në rast se përveç këtyre shenjave keni marrje fryme dhe dhimbje gjoksi gjatë frymëmarrjes, atëherë mund të keni një ftohje të rëndë të mushkërive (Pneumonia). Duhet të lidheni menjëherë me mjekun.
2. Në se keni një kollë prej jo më shumë se 48 orësh por pa temperaturë dhe ju keni thithur copëza të vogla lëndësh ushqimore, në këtë rast kolla është një refleks i natyrshëm i organizmit për të nxjerrë trupin e huaj të vendosur në mushkëritë. Në se kolla nuk ka pushuar brenda një ore atëherë lidhu me doktorin tënd. Në se keni Thithur tym duhani, tym zjarri apo pluhur atëherë për të hequr ngacmimin e mushkërive duhet të paktën të dilni në një ambient me ajër të pastër. Në se keni acarim të fytit dhe sekrecione nga hundët atëherë mund të keni të ftohtin e zakonshëm (Common Cold). Në këtë rast këshillohet thithja e avujve të ujit.
3. Në se pini duhan dhe keni kollë mbi dy ditë atëherë mund të keni sëmundjen mushkërore obstruktive kronike (Chronic Obstructive Pulmonary Disease) ose edhe ndonjë kancerin parësor të mushkërive (Primary Lung Cancer).
4. Një kollë pa ndonjë shenjë tjetër mund të vijë edhe si rezultat i Asthma, një pamjaftueshmërije kronike të zemrës (Chronic Heart Failure), një refluksi ushqimor pastro ezofageal (Gastro-Oesophageal Reflux) apo nga marrja e ndonjë medikamenti si p.sh. enalaprili.



Main menu 2