Jump to Navigation

Keni acarim të fytit?

Ndjenja e një acarimi në fyt është një simptomë që shumë njerëz e kanë herë pas here dhe është shenja e parë e një infeksioni të zakonshëm të stinës apo e një gjendje virale banale. Ju mund ta kuroni vetë një acarim të zakonshëm fyti deri atëherë kur shenjat nuk janë shumë të rënda dhe serioze. Acarimi i fytit mund të ndodhë edhe pas abuzimeve me të pirit e duhanit, nga të gërthiturat dhe pasi kemi kënduar shumë.

Ja disa nga shkaqet që mund të shkaktojnë acarimin e fytit:
1. Në se acarimi i fytit shoqërohet vetëm me temperaturë të lartë atëherë mund të keni Pharyngitis dhe Tonsillitis. Për të lehtësuar këtë gjendje mund të ndiqni këshillat e mëposhtëme:
-Pini shumë lëngje, sidomos të ngrohta dhe shumë të ftohta.
-Hani akullore dhe përdorni ujë gjysmë të akullt.
-Bëni gargara me ujë të kripur dhe të ngrohtë.
-Pini ilaçe kundra dhimbjes si paracetamol etj.
-Mbani në gojë tableta me përmbajte anestetiku (të përshtatshme për të rritur).
-Mbani ajrin e dhomës të lagështuar me avuj uji.
Në se shenjat nuk gjejnë përmirësim brenda 2 ditësh atëherë konsultohu me doktorin tënd.
2. Në se keni dhimbje të pa përcaktuara trupi, sekrecione nga hundët, dhimbje koke dhe kollë atëherë mund të keni sëmundje virale të stinës (Common Cold) apo gjëndje gripale (Influenza). Në se shenjat nuk gjejnë përmirësim brenda 2 ditësh atëherë konsultohu me doktorin tënd.
3. Në se keni temperaturë të lartë dhe kuptoni se keni ënjtje në bel dhe në sqetull (nga rritja e limfonodulave), ju mund të keni Infectious Mononucleosis.



Main menu 2