Jump to Navigation

Keni humbje dëgjimi?

Humbje dëgjimi quhet një pakësim gradual ose i menjëhershëm i aftësisë për të dëgjuar qartë në njërin ose në të dy veshët. Është e rrallë humbja totale dhe e vazhdueshme e dëgjimit. Bllokimi nga dylli apo ndonjë infeksion i veshit mund të shkaktojë humbje të përkohshme të dëgjimit.

Ja disa nga shkaqet që mund të çojnë në humbje të dëgjimit:
1. Në se ju dalin sekrecione nga kanali i veshit është e mundshme të keni infeksion të veshit të jashtëm (Otitis externa).
2. Në se ndjeni se veshi juaj është i bllokuar dhe krahas kësaj ju kullojnë hundët apo ju janë zënë hundët, kjo gjendje mund të vijë nga bllokimi i një tubi që lidh veshin e mesëm me fytin që vjen si rezultat i një rrufe të zakonshme (Common Cold). Për të lehtësuar këtë gjendje mund të bësh procedura thithje të avujve nga një enë që valon dhe me kokën të mbuluar me një peshqir.
3. Në se keni marramendje dhe ju tingëllon diçka në vesh ju mund të keni sëmundjen e Menier (Meniere’s Disease), neuromën akustike (Acoustic Neuroma) apo shkak mund të jetë ndonjë sëmundje nervore. Kjo mund të vijë edhe prej marrjes së ndonjë medikamenti dhe në rastet kur ndigjohet shume muzikë apo kur qëndrohet në ambiente me shumë zhurmë. Në se keni pasur ndonjë nga familja me këtë shqetësim atëherë mund të vuani nga skleroza e veshit (Otosclerosis).
4. Ndër mbetjet që mbesin në fazën e kroniçizimit të Encefaliteve dhe Meningiteve mund të jetë edhe humbja e dëgjimit.
5. Në se jeni mbi 50 vjeç dhe keni humbje graduale të dëgjimit, kjo mund të vijë nga presbyacusis ose nga grumbullimi i dyllit të veshit (Wax Blockage).



Main menu 2