Jump to Navigation

Keni shikimin e turbullt ose të dëmtuar?

Me çrregullim të pamjes kuptojmë pamjen e mjegulluar dhe të dyfishuar. Mund të keni gjithashtu edhe shkrepje dritëzash ose njolla lundruese. Çrregullimet e shikimit mund të vijnë për shkak të një problemi në njërin apo në të dy sytë apo të një dëmtimi në ato zona të trurit ku proçesohet informacioni i shikimit. Në se shikimi juaj prishet në mënyrë të papritur ju duhet të konsultoheni menjëherë me mjekun tuaj.

Ja disa nga shkaqet që shpien në dëmtimin e shikimit:
1. Në se dëmtimi i shikimit tuaj zgjat më pak se 24 orë dhe ju keni dëmtuar kokën 48 orët e fundit, mendohet se keni dëmtuar atë zonë të trurit që përgjigjet për shikimin (Head Injuries).
2. Në se dëmtimi i shikimit tuaj zgjat më pak se 24 orë dhe konsiston në një mjegullim të shikimit ose në një humbje të papritur të një pjese ose të tërë pamjes në një ose në të dy sytë atëherë ju mund të keni bllokimin e asaj ene gjaku që furnizon trurin ose syun ose mund të keni një gjendje shumë serioze që quhet çkolitja e retinës (Retinal Detachment).
3. Në se dëmtimi i shikimit tuaj zgjat më pak se 24 orë dhe konsiston në pamjen e shkrepjeve në formë dritëzash ose njolla lundruese, një shkak i mundshëm i kësaj gjendje është Migraine por një vlerësim urgjent mjekësor është i nevojshëm për të përjashtuar gjendje të tjera më serioze.
4. Në se dëmtimi i shikimit tuaj zgjat më pak se 24 orë dhe konsiston në pamjen e dyfishtë ju mund të keni aksident vaskular akut trunor (Stroke, Subarachnoid Haemorrhage). Në të katër rastet e mësipërme duhet të konsultoheni menjëherë në spital.
5. Pamja e dyfishuar mund të ndodhë edhe për shkak të një anormaliteti në muskujt që lëvizin sytë (Double Vision).
6. Në se pamja e mjegulluar zgjat më shumë se 24 orë, atëherë kjo gjendje mund të shkaktohet nga shtimi i nivelit të sheqerit në gjak ose nga Diabetic Retinopathy.
7. Në persona mbi moshën 50 vjeç edhe cataract (humbja e transparencës së lentes së syut) mund të shkaktojë pamje të mjegullt.
8. Në persona mbi moshën 50 vjeç shkaktohet një çrregullim pamje me emrin Presbyopia e cila është një gjëndje që përkeqësohet gradualisht me kalimin e moshës e ka të bëjë me humbjen e mprehtësisë së syrit për të fokusuar objektet e afërta.
9. Shkaktarë për çrregullime të shikimit janë edhe Marrja e disa medikamenteve.



Main menu 2