Jump to Navigation

Keni probleme me flokët dhe lëkurën e kokës?

Ja disa nga shkaqet që hapin probleme me flokët dhe me lëkurën e kokës:
1. Në se 2-3 muajt e fundit kanë filluar t’ju rrallohen flokët, kjo gjë mund të jetë shkaktuar nga që mund të keni pasur ndonjë sëmundje të rëndë e të zgjatur dhe në se jeni femër mund të keni lindur një fëmijë apo keni ndaluar të merrni kontraceptivët. Zakonisht flokët e rënë pas lindjes rriten vetvetiu pas rreth 3 muajsh.
2. Në se ju krahas rënies së flokëve keni edhe lodhje, shtim të përtharjes dhe ashpërsisë së lëkurës, rritje të ndjeshmërisë ndaj të ftohtit dhe shtim të pashpjegueshëm të peshës trupore atëherë ju mund të keni rënie të funksionit të gjëndrës tiroide (Hypothyroidism).
3. Njëri nga shkaqet e rënies së flokëve është edhe Marrja e disa medikamenteve.
4. Shkaqe të tjerë të rënies së flokëve mund të jenë edhe metodat e ndryshme që përdoren me qëllim zbukurimin e flokëve si p.sh. thurja e shtrënguar e flokëve, përdorimi i cilindrave apo mashave të nxehta tek flokët dhe zbardhja apo lyerja e flokëve. Në rast se floku juaj është dëmtuar rëndë nga përdorimi i kimikateve dhe i mjeteve nxehëse mund t’ju ndihmojë prerja shkurt e flokëve.
5. Në se ju bien flokët sipër ballit apo në majë të kokës, ky është një fenomen karakteristik që ndodh tek meshkujt, por mund të shfaqet edhe tek femrat në rast të një Çekuilibri hormonal.
6. Në rast se keni rënie të lokalizuar të flokëve dhe kjo zonë është e rrethuar nga një rritje normale të flokëve atëherë ju mund të keni qerosën e kokës (Ringworm) që është një infeksion mykotik të lëkurës së flokëve ose Alopecia që është një mbindjeshmëri e organizmit ndaj hormonit mashkullor të testosteronit.
7. Në se keni Zbokth të flokëve (Dandruff) me apo pa të kruara, provoni të lani flokët me një shampo antizbokth. Në se përmirësimi nuk do të ndodhë brenda muajit atëherë ju duhet të konsultoheni me ndonjë doktor se mos keni Eczema apo Psoriasis. Zbokthi i gjeneralizuar quhet Seborhoeic Dermatitis. Zbokthi mund të shoqërohet me infeksionin e qerpikëve (Blepharitis).
8. Në se keni vetëm të kruara të kokës ndjek këshillat për të trajtuar Morrin e kokës (Head Lice). Pas lyerjes së flokëve me solucionin apo shampon e rekomanduar ju duhet te krehni flokët me një krehër të imët në mënyrë që të pastrohet floku nga vezët dhe morrat e ngordhur.


Main menu 2