Jump to Navigation

Keni të kruara nëpër trup?

Ajo gjendje e acaruar e lëkurës në të cilën mbizotëron dëshira e madhe për tu kruar, ka shkaqe të shumta midis të cilave janë ato alergjike dhe inose mund të mbesin të kufizuara në një zonë të vogël. Pamja e lëkurës mund të jetë ndryshuar qysh para se të fillojnë të kruarat por ajo mund të ndryshojë pamjen edhe si pasojë e të kruarave intensive.

Ja disa nga shkaqet që japin të kruarat në trup:
1. Në se të kruarat janë të kufizuara në kokë ose në zonat gjenitale të femrave apo në anus, shkaqet e tyre janë të trajtuara në temat tjera ne këtë kapitull.
2. Në se të kruarat janë të kufizuara në zonat gjenitale të meshkujve ju mund të keni një infeksion mykotik ose parazitar (Ringworm, Pubic Lice).
3. Në se keni puçrra dhe ndërkohë merrni mjekim, ka mundësi ta keni prej medikamenteve por në se nuk merrni mjekim, shkaqet në këtë rast trajtohen ne temat tjera ne kete kapitull.
4. Në se keni zverdhje të lëkurës së trupit dhe të sklerave të syve atëherë mund të keni sëmundjen e Verdhëzës (Jaundice).
5. Të kruarat mund të vijnë edhe në se keni lëkurë të thatë. Në këtë rast duhet të aplikoni pomada që lagështojnë lëkurën.



Main menu 2