Jump to Navigation

Keni ankth?

Thjesht një ndjenjë dobësie fizike, nënvleftësimi të vetvetes apo edhe e një mungese interesi për seks mund të fshehë në vetvete një depresion ose çrregullim ankthi.
Ankthi i shfaqur kur je duke dalë për të folur para publikut është një reagim normal. Ndjenja se gjërat po vështirësohen apo një gjendje e pashpjegueshme mbi ngacmueshmërie është një përgjigje normale ndaj stresit. Një punësim i ri apo një problem që ka lidhje me marrëdhëniet me të tjerët mund të japë ankth. Një gjendje ankthi mund ta shkaktojë edhe abuzimi me kafeinë, coca cola, çaji kinez dhe marrja e ndonjë medikamenti të caktuar.

Shpesh kemi ankth pa konkluduar për ndonjë shkak të natyrshëm.
Ankthi mund të shkaktojë rrahje zemre dhe djersitje; po ashtu mund të prishë edhe gjumin. Në se ankthi jep një çrregullim të qëndrueshëm të aktivitetit tuaj të përditshëm atëherë duhet patjetër të konsultoheni me ndonjë mjek.
Ja disa nga gjendjet ku shfaqet ankthi:
1. Ankthi apo ajo frikë e vazhdueshme e pabazuar që shfaqet nga përballja me kafshë, objekte apo situata të caktuara merr emrin Phobia.
2. Ato fiksime mendimesh të pakontrolluara por të vetvetëdijshme, ndaj të cilave dhe për më tepër për të qetësuar ankthin shoqërues, lindin reagime sjelljesh apo veprimesh të përpunuara në formë rituali e deri me efekte nganjëherë të dhunshme apo të turpshme quhen çrregullime obsesivo – kompulsive (Obsessive-Compulsive Disorder).
3. Lënia e pasionit ndaj duhanit, alkoolit, drogës apo kumarit shkaktojnë ndjenja të forta ankthi.
4. Mbingarkesat stresuale në momente të veçanta të jetës shkaktojnë ndjenja të forta ankthi.
5. Në se keni rënie peshe pavarësisht oreksit të mirë dhe sytë e keni të dala mund të keni shtim të funksionit të gjëndrës tiroide (Hyperthyroidism).



Main menu 2