Jump to Navigation

Ndjeheni i mërzitur?

Ndjenja e mërzitjes përfshin në vetvete dobësinë fizike, dëshpërimin, dhe uljen e vetëvlerësimit. Normalisht herë pas here ne ndjehemi me humor të rënë sidomos në raste stresi, zhgënjimesh apo në rast se na vdes ndonjë i afërm. Në se kjo mërziti është e rëndë dhe në rast se zgjat mbi 2 javë atëherë duhet të konsultohemi me ndonjë doktor.

Kujdes! Në se keni mendime vetëvrasëse, atëherë ju keni nevojë urgjente për tu këshilluar me ndonjë mjek.
Këto janë disa nga shkaqet që mund të na shkaktojnë mërziti:
1. Në rast se ndjeheni pa energji, keni vështirësi gjumi, e nënvleftësoni vetveten, jeni i paaftë të përqendroheni apo për të marrë vendime dhe keni humbje të interesit për seks atëherë ju mund të jeni subjekt i disa shkaqeve të natyrshme si p.sh. si vdekja e ndonjë të dashuri, divorci, humbja e vendit të punës apo i ndonjë shkaku tjetër stresant i jetës së përditshme.
2. Për shkak të ndryshimeve hormonale që ndodhin pas lindjes së një fëmije ndodh nga njëherë që të biem në depresion.
3. Një aksident serioz apo një operacion kirurgjikal apo ndonjë sëmundje serioze mund të shkaktojë depresionin.
4. Edhe sëmundjet virale mund të shkaktojnë ndonjë mërziti të lehtë.
5. Edhe pirja sistematike e alkoolit mund të japë mërziti në disa njerëz.
6. Ndërsa tek femrat, mërzitja mund të vijë edhe si pasojë e ndryshimeve hormonale mujore (Premenstrual Syndrome).



Main menu 2