Jump to Navigation

Keni vështirësi në të folur?

Vështirësia në të folur nënkupton mos shqiptimin e mirë apo të folurit e paqartë dhe paaftësinë për të gjetur apo për të përdorur fjalët. Kjo ankesë mund të ketë shkaqe të natyrshme si p.sh. pirja e tepruar e alkoolit ose shkaqe edhe më serioze si p.sh. dëmtimi i qendrave të folurit në tru.

Kujdes! Në se ju dëmtohet papritmas të folurit duhet të konsultohesh urgjentisht e mjekun.
Ja disa nga shkaqet që mund t’ju shkaktojnë vështirësi në të folur:
1. Në se keni pamje të turbullt, mpirje, mornica apo dobësi në ndonjë anë të trupit, pështjellim, ndjenjë të fikmi apo të fikët dhe në se këto shenja vazhdojnë gjatë, ju mund të keni një aksident akut vaskular në tru (Stroke) dhe po qe se këto shenja me kalimin e kohës fillojnë të lehtësohen, atëherë ju mund të keni një atak vaskular provizor në tru (Transient Ischaemic Attack). Sidoqoftë, në të dyja rastet ju duhet të njoftoni urgjencën mjekësore.
2. Në se keni paaftësi të lëvizni muskujt e njërës anë të fytyrës mund të keni paralizën e nervit të fytyrës (Facial Palsy).
3. Duhet pasur kujdes në se jeni duke marrë ilaçe sepse ndodh që disa medikamente mund të shkaktojnë vështirësi në të folur.
4. Në disa persona edhe pirja e dozave të vogla të alkoolit, mund tu shkaktojë të folur të skaduar. Në se ju pini rregullisht alkool me tepricë, atëherë ju duhet të konsultoheni me ndonjë mjek për t’u këshilluar se si mund të pakësohet sasia e marrjes së alkoolit.
5. Një infeksion i mukozës së gojës (Stomatitis) apo i gjuhës (Glossitis) mund të shkaktojnë dhimbje dhe për pasojë kjo gjë të çon në dëmtimin e të folurit.



Main menu 2