Jump to Navigation

Keni dhimbje në fytyrë?

Dhimbjet në fytyrë mund të jenë therëse, shpuese, e pakët dhe mpirëse. Shkaqet më të zakonshme mund të jenë infeksioni i strukturave të fytyrës si zgavrat e sinuseve dhe dhëmbët. Zakonisht dhimbjet e fytyrës zgjasin pak por në rast neuralgjie mund të zgjasin shumë.

Ja disa nga shkaqet që shkaktojnë dhimbjet e fytyrës:
1. Në se dhimbjet janë në njërën ose në të dy tëmthat, lëkura e kokës është e ndjeshme në prekje, gjendja juaj e përgjithshme nuk është e mirë dhe dhimbja acarohet gjatë përtypjes atëherë mund të keni një inflamacion i arteries që ushqen skalpin e anshëm të kokës (Arteritis Temporalis) sidomos në se jeni në moshën mbi 50 vjeç. Në këtë rast duhet lajmëruar urgjentisht mjeku.
2. Në se keni dhimbje therëse në zonën para veshit e cila shpërthen pas prekjes së fytyrës ose pas përtypjes mund të keni Trigeminal Neuralgia.
3. Në se ke dhimbje të mërzitshme torturuese në kyçin e nofullave mund të jetë e shkaktuar nga një çrregullim në zonën e kyçit të nofullave (Temporo-mandibular Joint Disorder).
4. Në se ke dhimbje të shurdhët në njërën ose në të dy anët e kockës së faqes apo mbi vetulla dhe sidomos në se sapo keni kaluar ndonjë grip atëherë mund të keni Sinusitis. Duhet të thithni avull uji të ngrohtë. Në se dhimbja është vetëm në njërën anë mund të keni ndonjë Dental Abscess. Në se nuk bëheni më mirë brenda dy ditësh atëherë duhet të bisedoni me ndonjë mjek apo dentist.



Main menu 2