Jump to Navigation

A keni tike nervore apo dridhje?

Tiket nervore (lëvizjet e herëpashershme) si dhe dridhjet e zonave të caktuara të trupit janë lëvizje që nuk mund të kontrollohen. Këto lëvizje të pa vullnetshme vihen re në shumë njerëz sidomos gjatë një momenti nevrikosje apo stresi ose kur bien të flenë.

Ja disa nga shkaqet që mund të japin këto gjendje:
1. Në se këto shoqërohen me humbje të vetëdijes dhe të përqendrimit atëherë ju mund të vuani nga epilepsia (Epilepsy). Në këtë rast duhet të thirret mjeku.
2. Konsumimi e tepruar i kafes, çajit apo koka kolës.
3. Këto gjendje mund të ndodhin edhe atëherë kur duke qenë prej një kohe të gjatë konsumues i rregullt i alkoolit dhe kohët e fundit keni vendosur të mos pini më.
4. Po ashtu ndodhin këto gjendje ndodhin edhe në rastet kur keni pi prej një kohe të gjatë ilaçe gjumi ose qetësues dhe tani keni vendosur të mos i përdorni më.
5. Kur keni lëvizje të pakontrolluara në pjesë të caktuara të trupit ju mund të keni tik nervor (Nervous Ticks) me shkaqe të panjohura por që shpesh shfaqen në njerëz të stresuar.
6. Në se keni humbje peshe, shtim të oreksit, nevrikosje, djersë të shumtë dhe kokërdhokët e syve janë të dala atëherë mund të vuani nga shtimi i funksionit të gjëndrës tiroide (Hyperthyroidism). Po ashtu edhe çrregullimet e ankthit mund japin disa prej këtyre simptomave (Anxiety Disorders)
7. Në se jeni me moshë mbi 55 vjeç, dridhjet i keni edhe në qetësinë e shtratit, fytyra juaj është pa shprehje të mimikës, keni vështirësi gjatë të lëvizurit dhe ju shtohen jargët e pështymës atëherë mund të keni sëmundjen e Parkinsonit (Parkinson’s Disease) dhe për këtë duhet të konsultohesh me një doktor.
8. Në se jeni duke marrë medikamente atëherë duhet të konsultoheni me ndonjë doktor që t’ju informojë ju në së duhen ndërprerë medikamentet sepse disa nga medikamentet mund të shkaktojnë dridhje.



Main menu 2