Jump to Navigation

Keni mpirje apo mornica?

Ne pergjithesi kushdo ka ndjere mornica apo humbje te ndjeshmerise se lekures ne ndonje pjese te trupit kur eshte shtrire apo ulur per nje cast ne ndonje pozicion te detyruar. Ne se keni mpirje apo mornica qe nuk mund te shpjegohen me shkaqet e natyrshme, ju duhet te konsultoheni me ndonje mjek.

Kujdes! Duhet te thirrni urgjencen mjekesore ne se pervec ndjenjes se mpirjes apo mornicave do te keni edhe ndonjeren prej shenjave te meposhtme:
-Ndjesi te fikmi ose te fiket.
-Pamje te turbulluar.
-Peshtjellim.
-Veshtiresi ne te folur.
-Ligeshti te gjymtyreve te nje krahu.
Ja disa nga shkaqet qe shkaktojne ndjenjen e mpirjes ose te mornicave:
1. Pas nje qendrimi te gjate ne nje pozicion ose pas nje gjumi te thelle, keto shenja shfaqen per shkak te shtypjes se nervave dhe eneve te gjakut te gjymtyreve.
2. Ne se kjo mpirje keqesohet sidomos naten dhe shoqerohet me kriza dhimbje ne pellemben e dores atehere mund te keni Carpal Tunnel Syndrome (shtypje e nervave te kycit te dores).
3. Ne se keni shtangie te qafes mund te keni Cervical Spondylosis (semundje reumatizmale e vertebrave te qafes).
4. Ne se krahas krahas mpirjes apo mornicave te njerit krah te trupit keni te fiket, pamje te turbullt, peshtjellim, veshtiresi ne te folur dhe mungese fuqie ne njeren ane te gjymtyreve dhe ne se keto shenja jane te perkohshme atehere mund te keni nje ishemi provizore te trurit (Transient Ischaemic Attack) por nese keto shenja zgjasin atehere mund te keni aksident vaskular akut te trurit (Stroke). Te dyja rastet perbejne urgjence madhore mjekesore.
5. Në se në stinët e ftohta gishtat tuaj marrin ngjyrë të bardhë apo blu atëherë mund të vuani nga fenomeni apo sëmundja e Raynaud’s (Raynaud’s Phenomenon dhe Raynaud’s Disease) që vjen si pasojë e ngushtimit të përkohshëm të arterieve të duarve apo të këmbëve. Në se këto fenomene ndodhin kur punohet gjatë me makineri që të dredhin trupin atëherë mund të keni sindromën dorë – krah (Hand-Arm Syndrome).



Main menu 2