Jump to Navigation

Keni marrje mendsh?

Marrje mendsh kuptohet ajo ndjenjë që të jep përshtypjen sikur ambienti përreth rrotullohet rreth jush. Është me të vërtet një ndjenjë e pakëndshme që shoqërohet me ndjenjën e të vjellit apo të vjella. Normalisht njerëzit kanë marrje mendsh kur frekuentojnë lojërat dëfryese apo kur kanë pirë tepër alkool. Kur keni marrje mendsh pa marrë vesh shkakun atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

Kujdes! Në se keni gjendje të tilla ku herë pas here ju merren mendtë, është tepër e rëndësishme të evitoni disa aktivitete që mund t’ju rrezikonin si p.sh. ju nuk duhet të përdorni shkallët, nuk duhet të punoni në makineri apo të drejtoni makinë përderisa nuk jeni diagnostikuar dhe nuk keni marrë trajtimin e duhur.
1. Në se keni pamje të turbullt, mpirje, mornica apo dobësi në ndonjë anë të trupit, konfuzion, vështirësi në të folur dhe në se këto shenja vazhdojnë gjatë, ju mund të keni një aksident akut vascular në tru (Stroke) dhe po qe se këto shenja me kalimin e kohës fillojnë të lehtësohen atëherë ju mund të keni një atak vaskular provizor në tru (Transient Ischaemic Attack). Sidoqoftë, në të dyja rastet ju duhet të njoftoni urgjencën mjekësore.
2. Në se keni humbje të dëgjimit dhe zhurmë tingëlluese nëpër veshë atëherë mund të keni Sindromën Meniere (Meniere’s Disease) (një çrregullim në veshin e brendshëm) ose më pak e mundshme mund të jetë Acoustic Neuroma ( një tumor jo kanceroz).
3. Në se keni ndjenjë të vjelli apo vjellje dhe keni vështirësi për të ruajtur ekuilibrin atëherë ka gjasa të keni Labyrinthitis (infeksion i veshit të brendshëm). Në këtë rast duhet të lidhesh me doktorin tuaj brenda 24 orësh dhe për të pakësuar këto simptoma duhet të qëndrosh shtrirë dhe duke kufizuar lëvizjet sa më shumë të jetë e mundur.
4. Në se jeni duke marrë ilaçe atëherë këtë gjë mund ta shkaktojë edhe ndonjë nga këto medikamente. Prandaj duhet të njoftosh menjëherë mjekun i cili do të sqarojë në se ndonjë nga ilaçet mund të japë marrje mendsh.
5. Në se ngritja e kokës suaj ju sjell marrje mendsh atëherë shkaku mund të jetë Cervical Spondylosis (Reumatizma e qafës) dhe kjo vjen nga shtypja e enëve të gjakut që furnizojnë trurin me gjak.
6. Marrja mendsh mund të vijë edhe në se keni tejkaluar pirjen e alkoolit dhe për më tepër e keni pi atë me stomak bosh. Pirja e ujit do të ndihmonte në këtë rast dhe në se kjo gjendje ju zgjat më tepër se 12 orë atëherë duhet lajmëruar mjeku.



Main menu 2