Jump to Navigation

Keni ndjenjë të fikmi apo ju ka rënë të fikët?

Shkaku i këtyre mund të jetë nga mos të ngrënit apo nga ndonjë pakësim i rrjedhjes së gjakut në tru. Një episod i shkurtër ndjenje të fikmi dhe pa shenja të tjera, nuk përbën shkas për t’u alarmuar. Por në se shfaqen episode të tilla dhe në se keni pasur të fikët ju duhet të konsultoheni me mjekun.
Kujdes! Në se dikujt i bie të fikët dhe qëndron pa vetëdije më tepër se një minutë, si do që të jetë duhet lajmëruar urgjenca mjekësore. Për ti dhënë ndihmën e parë, pacientin duhet ta vini në pozicion të shtrirë. Mos e lëvizni pacientin në se dyshoni se ai ka të dëmtuar shtyllën kurrizore.


Sidoqoftë ja disa nga shkaqet e gjendjeve të sipërpërmendura:
1. Në se keni pamje të turbullt, mpirje, mornica apo dobësi në ndonjë anë të trupit, konfuzion, vështirësi në të folur dhe në se këto shenja vazhdojnë gjatë, ju mund të keni një aksident akut vaskular në tru (Stroke) dhe po qe se këto shenja me kalimin e kohës fillojnë të lehtësohen, atëherë ju mund të keni një atak vaskular provizor në tru (Transient Ischaemic Attack). Sidoqoftë, në të dyja rastet ju duhet të njoftoni urgjencën mjekësore.
2. Në se keni të vjella me gjak, jashtëqitje me ngjyrë karboni atëherë mund të keni hemorragji nga ndonjë ulçër në stomak (Peptic Ulcer). Edhe në këtë rast ju duhet të njoftoni urgjencën mjekësore.
3. Në se keni kontraksione me dridhje të trupit dhe pa vetëdije kafshoni gjuhën dhe urinoni në mënyrë të pavullnetshme atëherë ju mund të keni krizën e sëmundjes së tokës (Epilepsy, Major Seizures). Edhe në këtë rast ju duhet të njoftoni urgjencën mjekësore.
4. Në se keni ndjenjë të fikmi apo të fikët pasi ngriheni në këmbë me shpejtësi ose pas një shoku të fortë emocional psikologjik ju mund të keni rënie të përkohshme të tensionit të gjakut (Hypotension). Kjo gjë nuk përbën shkas për tu shqetësuar.
5. Në se keni diabet dhe nuk keni ngrënë disa orë para të fiknit, keni ndjenjë të vjelli, djersitje dhe ankth mendohet se mund të keni rënie të nivelit të sheqerit në gjak (Hypoglycaemia). Edhe në këtë rast ju duhet të njoftoni urgjencën mjekësore. Por më parë këshillohet që ti jepni të sëmurit të hajë apo të pijë diçka të ëmbël.
6. Në se të merret fryma, keni lodhje dhe jeni i zbehtë mund të keni anemi (Anaemia). Në këtë rast duhet të konsultoheni me ndonjë doktor brenda 24 orëve. Në se keni dhimbje gjoksi dhe rrahje zemre ju mund të keni rënie të tensionit të gjakut (Hypotension) për shkak të keqësimit të një sëmundje të mëparshme zemre apo të një çrregullimi të ritmit të zemrës (Arhythmias). Telefonoi urgjentisht doktorit tuaj!
8. Ndryshimet që ndodhin në qarkullimin e gjakut gjatë shtatzënisë mund të shkaktojnë fikjen. Vizitohu tek ndonjë doktor ose bëj në shtëpi testin e shtatzënisë (Home Pregnancy Test)!



Main menu 2