Jump to Navigation

Histeroskopia

Histeroskopia është një metodë inovative për ekzaminimin e brendshëm të mitrës, e cila synon në përmirësimin e cilësisë së jetesës së grave.
Përgjithësisht, histeroskopia përdoret sa për diagnostikimin dhe kurimin e problemeve të ndryshme gjinekologjike, aq edhe për investigimin e infertilitetit. Treguesi kryesor i histeroskopisë është hemoragjia uterine  që kërkon vlerësimin e patologjisë endokavitare dhe përjashtimin e tumoreve malinjë. Hemoragjia e pazakontë mund të rezultojë nga:

 •Ç’rregullimi hormonal
 •Prania e tumoreve beninje
 •Fibroidet
 •Polipet
 •Miomat endokavitare
 •Mishi i huaj në shtresën e brendshme dhe të mesme të uterusit
 •Terapia Zëvendësuese e Hormoneve (pas menopauzës)
•Menopauza
 •Përdorimi i tamoksifenit
 •Prania e kancerit endometrial.
Falë histeroskopisë, diagnostikimi i të gjitha gjendjeve bëhet me lehtësi, saktësi dhe vizion të drejtpërdrejtë, ndërsa është e mundur biopsia, në qoftë se është e nevojshme. Ndjeshmëria e lartë e metodës e themeloi si “rregull të artë” në diagnostikimin e sëmundjeve endometriale.
Situata të tjera që mund të ekzaminohen apo trajtohen me histeroskopi janë:
 •Dhembjet e padurueshme gjatë ciklit menstrual
 •Vonimi / çrregullimi i ciklit të menstruacioneve
 •Anomalitë morfologjike të mitrës si diafragma
 •Abortet
 •Dhembjet e vazhdueshme pelvike (të legenit)

Më hollësisht:
Gjatë procesit të Histeroskopisë, pacientja nuk  është e nevojshme t’i nënshtrohet shtrimit të detyruar spitalor, fakt që përkthehet në kosto më të ulët të shërbimit shëndetësor. Pra, kryhet në kushte abulatore pa  dhembje dhe pa anestezi. Kirurgjia histeroskopike është ditore, pacientja mund të largohet pas disa orësh, pa rrezikuar të shfaqë  komplikacione të mundshme.
Histeroskopia është një metodë e vlefshme, e cila në duart e mjekëve specialistë shndërrohet në mjet të paçmuar që mund të zgjidhë probleme të vështira gjinekologjike.



Main menu 2