Jump to Navigation

Ju ka dalë ndonjë xhungë?

Xhungat nën lëkurë sidomos në qafë, nën sqetulla apo në anët e barkut zakonisht janë gjëndra të zmadhuara. Këto gjëndra ënjten zakonisht nga ndonjë infeksion. Menjëherë pas mjekimit të këtij infeksioni ënjtja zhduket. Në se xhungat janë të dhimbshme apo në se mbeten për një kohë të gjatë sikur edhe të padhembshme atëherë duhet të konsultohemi me ndonjë mjek.
Kujdes! Çdo xhungë e padhembshme që nuk zhduket brenda dy javësh duhet konsultuar nga ndonjë mjek.

Sidoqoftë po japim më poshtë disa nga shkaqet e daljes së xhungave:
1. Në se xhunga e sapodalë është e skuqur dhe e dhimbshme atëherë duhet të konsultohesh me një mjek se mund të jetë ndonjë absces apo lungë (Boil).
2. Në se xhunga ka dalë në testikujt atëherë kjo mund të vijë nga një tumor, infeksion apo qese uji të ndërtimit anatomik kësaj zone.
3. Në se xhunga ka dalë në rrëzë të kofshëve, rreth kërthizës, në zonën e lukthit; zhduket apo pakëson volumin e saj gjatë shtypjes ose kur rrini shtrirë; rriten kur kolliteni dhe kur ngrini ndonjë peshë, atëherë ekziston mundësia të keni daljen e zorrës poshtë lëkurës (Hernia). Sipas zonave ku ato shfaqen ato marrin emrat përkatës si Inguinal Hernia, Femoral Hernia, Umbilical Hernia, Epigastric Hernia.
4. Në se xhunga shfaqet në gjoks kjo mund të vijë nga zhvillimi i ndonjë abscesi, tumori mashkull apo femër.
5. Në se xhunga shfaqet prapa qafës, anash saj apo në gushë ju mund të keni ndonjë infeksion në fyt apo në vesh.
6. Për çdo xhungë që konstatoni (Lymphoadenopathy) ju duhet të kontrolloni se mos keni ndonjë plagë në zonën e trupit afër saj. Prandaj duhet të mjekoni dhe të lidhni plagën.
7. Në se keni xhunga në vende të ndryshme të trupit, ka mundësi të keni ndonjë Infeksion viral, ndonjë kancer të gjëndrave limfatike (Limphoma) apo SIDA (HIV infection dhe AIDS).
8. Në se keni xhunga në vende të ndryshme të trupit të shoqëruara me shpërthime puçrrash dhe me temperaturë, atëherë kjo mund të shkaktohet nga një varg sëmundjesh virale. Por në se jeni pickuar nga ndonjë këpushë atëherë mund të keni një sëmundje që quhet Sëmundja Lyme (Lyme Disease). Por në rast se nuk keni shpërthime puçrash dhe në përgjithësi nuk ndjeheni mirë, atëherë mund të keni Infectious Mononucleosis.



Main menu 2