Jump to Navigation

Djersitni shumë?

Djersitja është një nga mekanizmat e ftohjes së trupit. Ky fenomen është një përgjigje normale ndaj nxehtësisë, ushtrimit fizik, stresit apo frikës.
Disa njerëz djersiten më tepër se të tjerët.


Sidoqoftë, po japim më poshtë disa nga shkaqet e djersitjes së shumtë:
1. Në se keni një temperaturë në shifrat 38 C apo më tepër – lexoni për shkaqet e etheve në temën ethet.
2. Në se nuk keni ethe por djersitjen e keni natën dhe në përgjithësi nuk ndjeheni mirë, atëherë mund të keni ndonjë infeksion kronik si p.sh. Tuberkuloz (Tuberculosis), SIDA (HIV infection dhe AIDS), ose ndonjë kancer të gjëndrave limfatike (Lymphoma).
3. Një shkak tjetër mund të jenë ndryshimet hormonale si p.sh. gjendja me perioda sidomos kur ato nuk janë të rregullta gjë që vjen nga ndonjë çrregullim hormonal apo menopauza (Menopause).
4. Shkak mund të jetë edhe mbipesha gjë që për të pakësuar atë duhet të ndjekësh këshillat për reduktimin e dietës ushqimore dhe të bëni ushtrime fizike.
5. Edhe një shtim i tepruar i hormonit të gjëndrës tiroide (Hyperthyroidism) mund të shkaktojë djersitje të shumtë dhe në këtë rast i sëmuri do të ketë humbje peshe, ndjenjën e acarimit dhe sytë e dala.
6. Edhe diabeti i sheqerit mund të shkaktojë këtë djersitje.
7. Po ashtu edhe një gjendje stresi apo një çrregullim ankthi (Anxiety Disorders) mund të shkaktojë djersitje të tepruar.
8. Edhe pirja e tepruar e alkoolit mund të shkaktojë shtimin e djersitjes.
9. Marrja e disa medikamenteve sidomos ata kundër ethes mund të shkaktojnë djersitje të tepruar.
10. Një sëmundje që quhet Hiperhidrosis që shfaqet edhe me djersitje të gjymtyrëve sidomos të duarve. Ajo mund të jetë me origjinë gjenetike, familjare por edhe pa shkak të dukshëm.
11. Në se nuk mund të identifikoni ndonjërin prej shkaqeve të sipërpërmendura dhe nuk ndjeheni aspak mirë, atëherë mund të lidheni me mjekun brenda 24 orëve sepse mund të shkaktohet edhe nga një infarkt miokardi.



Main menu 2