Jump to Navigation

Keni ethe?

Konsiderohet që je me ethe atëherë kur temperatura e trupit ka arritur në 38 C dhe më tepër. Në të shumtën e rasteve ethet shkaktohen nga infeksionet porse temperatura trupore mund të rritet edhe në se ekspozohesh ndaj të nxehtit apo në disa raste dhe nga marrja e disa ilaçeve.


Kujdes! Në se keni ethe, atëherë duhet të matni temperaturën çdo katër orë, por në se temperatura kalon 39 C. atëherë duhet të thirrni menjëherë mjekun. Në se temperatura përkundrazi ju ka rënë poshtë 35 C, kjo gjendje quhet Hypothermia. Zakonisht të moshuarit kanë tendencë për të pasur rënie temperature. Ja disa nga masat që duhet të merren në rast se ju bije temperatura:
-Mbani dyer e dritare mbyllur në stinën e ftohtë.
-Vendosni një termometër muri në dhomë. Temperatura e dhomës nuk duhet të bjerë nën 20 C.
-Merr masa që dhoma të jetë e ngrohtë sidomos kur në mëngjes të ngrihesh nga shtrati.
-Për çdo ditë së paku njëri prej vakteve të ushqimit të jetë i ngrohtë dhe pi disa herë në ditë gota me lëngje të ngrohta.
-Përpiqu të lëvizësh së paku një orë në ditë që të ruash temperaturën e trupit.
-Mundësisht të vishesh sa më trashë.
-Përdor kapele ose kapuç për të mbajtur kokën ngrohtë.
-Përdor borsa me ujë të ngrohtë në se keni të ftohtë sidomos kur bini të uleni për të fjetur.
-Ndërrohuni sa më shpejt të jetë e mundur në se ju lagen teshat.
Sidoqoftë më poshtë po ju japim disa nga shkaqet që çojnë në shfaqjen e etheve me temperaturë të lartë:
1. Në se keni krahas temperaturës edhe puçrra në trup atëherë duhet të shikoni temën ethe me puçrra nëpër trup.
1. Në se do të keni dhimbje të forta të kokës, përgjumje, frikë nga drita, dhimbje të qafës kur e përkul përpara kokën atëherë ka mundësi të keni Meningjit (Meningitis) që është një infeksion i rëndë i cipës së trurit që të imponon të kërkosh urgjentisht urgjencën mjekësore.
2. Në se ju merret fryma dhe keni dhimbje gjatë frymëmarrjes ju mund të keni një infeksion të rëndë në mushkëri (Pneumonia). Në këtë rast duhet t’i telefononi urgjentisht mjekut. 3. Në se frymëmarrja nuk paraqet shumë ndryshime por keni kollë me gëlbazë atëherë mund të mendohet se vuani nga infeksioni i pemës bronkiale (Acute Bronchitis).
4. Në rast se keni dhimbje të përgjithshme trupore që shoqërohet me shtim të sekrecioneve nga hundët atëherë mund të keni një sëmundje virale, grip etj. (Common Cold, Influenza).
5. Në se keni djegie gjatë urinimit dhe shpeshtim të urinimit atëherë mund të keni infeksion të fshikëzës urinare (Cystitis) por në se këto shenja shoqërohen edhe me dhimbje të belit atëherë mund të keni infeksion të veshkës (Pyelonephritis).
6. Në se ju dhemb fyti mund të keni infeksion të fytit ose të bajameve (Pharyngitis, Tonsillitis).
7. Në se temperatura rritet me hope dhe vazhdon gjatë me javë të tëra atëherë dyshohet se mos keni një infeksion me rekurs të zgjatur si infeksioni i cipës së brendshme të zemrës) (Infective Endocarditis), SIDA (HIV Infection dhe AIDS) apo shfaqje e ndonjë kanceri në gjëndrat e trupit (Lymphoma).



Main menu 2