Jump to Navigation

Keni vështirësi në fjetje?

Shumë njerëz kanë vështirësi në fjetje. Shkaqet mund të jenë stresi, abuzimi në kafe ose mos ushtrimi fizik. Sidoqoftë duhet bërë një konsultë me mjekun në se keni probleme të shpeshta me gjumin.Sidoqoftë po japim disa nga këshillat që mund tu jepen në këtë rast.

Në rast se vështirësitë i ke në zënien e gjumit atëherë:
1. Duhet pasur kujdes në se merr ilaçe gjumi sepse ato në se përdoren gjatë, atëherë mund të pakësohet efekti i tyre.
2. Në se kjo gjë po ju ndodh kohët e fundit ka mundësi të kesh ndaluar marrjen e ilaçeve dhe kjo ju shkakton këtë vështirësi në fjetje sepse trupi juaj është mësuar me marrjen e këtyre ilaçeve.
3. Vështirësia në fjetje mund të shkaktohet në se keni pi shumë kafe, keni konsumuar sasi të shumta çaji apo keni ngrënë shumë.
Prandaj duhet të bëni kujdes duke evituar shkaqet e sipërpërmendura.
4. Në se ndjeheni në ankth apo nuk mund të përqendroheni mund të vuani nga çrregullim hormonal si p.sh. shtimi i hormonit të gjëndrës tiroide në gjak (Hyperthyroidism) ose mund të vuani nga një çrregullim ankthi (Anxiety Disorder).
5. Vështirësia në fjetje mund të ndodhë edhe në se ju keni dremitur gjatë ditës kështu që juve mund të keni nevojë të flini më pak gjatë natës.
6. Jeta sedentare dhe pamjaftueshmëria në aktivitetin fizik ditor mund t’u shkaktojë prishjen e gjumit prandaj ju këshillohet që të ushtroheni rregullisht fizikisht.
Në disa raste vështirësitë konstatohen gjatë qenies në gjumë ku shpesh jemi të detyruar të ngrihemi nga një zgjim të frikshëm nga që kemi një ndjenjë mbytjeje për shkak të ndërprerjes së frymëmarrjes.



Main menu 2