Jump to Navigation

Keni mbipeshë?

Ju keni mbipeshë në se jeni më të rëndë se pesha ideale që përkon edhe gjatësisë tuaj. Shihet edhe një tendencë familjare e mbipeshës dhe kjo mund të vijë nga që familjarisht hahet abuzivisht së tepërmi ose mund jetë rezultat i një predispozicioni gjenetik familjar. Në se ju jeni me mbipeshë kjo mund të ndodh për shkak se keni ngrënë tepër ose nuk bëni shumë stërvitje fizike. Sidoqoftë mbipesha mund të shkaktojë një sërë problemesh serioze mjekësore.


Sidoqoftë ja disa nga shkaqet që çojnë në rritjen e peshës:
1. Në se keni lodhje, rritje të thatësisë dhe të ashpërsisë së lëkurës, mbindjeshmëri ndaj të ftohtit, rrallim të flokëve ju mund të vuani ndonjë sëmundje hormonale si p.sh. rënie të aktivitetit të gjëndrës tiroide (Hypothyroidism).
2. Edhe marrja e ilaçeve të ndryshme për sëmundje të tjera mund të jetë shkaktari i mbipeshës.
3. Lërja e duhanit mund të shkaktojë rritjen e peshës. Sidoqoftë kjo gjë do të ja vlente po të merren në konsideratë rreziqet e mëdha që shkakton pirja e duhanit.
4. Pas shtatzënisë shumë gra shëndoshen dhe kjo mbipeshë u vazhdon për shumë vite me radhë.
5. Edhe gjendjet depresive apo anksioze (Depression, Anxiety Disorders) mund të jenë shkak për mbipeshë.
6. Në se jeni nën moshën 40 vjeç duhet të hani rregullisht por disi më pak se zakonisht ndërsa në se jeni mbi moshën 40 vjeç është normale në se ju shtoni disi në peshë.



Main menu 2