Jump to Navigation

Keni rënie në peshë?

Shumë njerëz përjetojnë lëvizje të peshës së tyre trupore. Sidoqoftë kjo bëhet shqetësuese në rast se humbja e peshës është më shumë se 4 kg dhe në këtë rast ju duhet të konsultoheni me ndonjë mjek.

Sidoqoftë ja disa nga shkaqet që çojnë në rënien e peshës suaj trupore:
1. Në se kjo gjë shoqërohet me etje dhe urinim të shpeshtuar dhe me pamje të turbullt atëherë njëra nga shkaqet mund të jetë sëmundja e sheqerit (Diabetes Mellitus).
2. Në se keni herë pas here temperaturë, djersitje të madhe natën, kollë të vazhdueshme, gëlbazë me gjak atëherë mund të keni tuberkuloz (Tuberculosis) ose SIDA (Hiv infection dhe Aids) apo shenjat e ndonjë kanceri (Cancer).
3. Në se keni bark të herëpashershëm që alternohet nga kapsllëku, dhimbje të herëpashershme barkut dhe shenja gjaku në jashtëqitje atëherë ju mund të keni ndonjë sëmundje infektive të zorrëve (Giardiasis), kolit ulçeroz (Ulcerative Colitis), Crohn’s Disease apo shenjat e një kanceri në zorrë (Colorectal Cancer).
4. Në se keni vështirësi për të fjetur, nënvleftësim të vetvetes, mungesë interesi për seks, paaftësi për tu përqendruar dhe shenja pavendosmërie atëherë duhet të konsultoheni me ndonjë psikolog sepse mund të keni mërziti (Depression).



Main menu 2