Jump to Navigation

Keni lodhje?

Normalisht lodhja mund të vijë nga gjumi i pakët, nga sforcimet e shumta fizike apo nga puna e rëndë. Në se lodhja është e madhe dhe vazhdon për një kohë të gjatë ju duhet të konsultoheni me ndonjë mjek.

Sidoqoftë ja disa nga shkaqet që ju bëjnë ju të ndjeheni të lodhur:
1. Në se jeni i zbehtë, ju bie të fikët dhe ju merret fryma atëherë mund të keni ndonjë sëmundje gjaku (Anaemia).
2. Në se keni rënie peshe (nën 4 kg.) brenda 2-3 muajsh, ashpërsim dhe tharje të lëkurës, e ndjeni së tepërmi të ftohtin dhe shikoni se ju bijën flokët më tepër se zakonisht, atëherë mund të keni rënie të funksionit të gjëndrës tiroide (Hypothyroidism).
3. Në se keni rënie peshe (mbi 4 kg.) brenda 2-3 muajsh, etje, urinim më tepër se zakonisht dhe turbullim të pamjes atëherë mund të keni sëmundjen e sheqerit (Diabetes Mellitus).
4. Lodhja mund t’ju vijë edhe në se sapo keni kaluar ndonjë sëmundje virale apo grip (Infectious Mononucleosis).
5. Matni tensionin arterial sepse mund t’ju ketë rënë tensioni i gjakut dhe në këtë rast përdorni kos me pak kripë.
6. Në rast se tek të sëmurët që marrin ilaçe për rritje të tensionit të gjakut verifikohet ulje e këtij tensioni nën shifrat e normës duhen pakësuar dozat e ilaçeve që merren për uljen e tensionit.
7. Në se keni rënie të pashpjegueshme peshe.
8. Lodhja mund t’ju vijë edhe në se keni tejkaluar dozat gjatë pirjes së alkoolit.
9. Në se keni ndjenjën për nënvleftësuar vetveten, përqendrim të ulur dhe mërzitje ju duhet të konsultoheni me ndonjë psikolog.
Sidoqoftë në këtë rast ju mund të merrni disa iniciativa personale të dobishme në drejtim të përmirësimit të stilit tuaj të jetesës të cilat përmblidhen si më poshtë vijon:
-Përpiqu të ndash në mënyrë të drejtë kohën e punës dhe të pushimit.
-Bëj ushtrime gjimnastikore duke i rriturkëto gradualisht javë pas jave.
-Vëri vetvetes qëllime realiste.
-Bëj ndryshime dietetike sidomos për të pakësuar sasinë e marrjes së alkoolit dhe duke ndërprerë marrjen e lëngjeve që përmbajnë kafein.
-Përpiqu të pakësosh stresin dhe bëj ushtrime relaksuese.
-Futu në shoqëri në se e ndjen veten të izoluar.



Main menu 2