Jump to Navigation

Nuk ndjehesh mirë?

Mund të ndodhë që ju mos të ndjeheni mirë dhe pa qenë në gjendje për të precizuar ndonjë simptomë të veçantë. Kjo ndjenjë mund të jetë fillimi i ndonjë sëmundje virale, shfaqje e ndonjë tensioni psikologjik ose thjesht mund të vijë nga ndonjë abuzim në stilin e jetesës. Në se kjo ankesë vazhdon gjatë ju duhet të konsultoheni me ndonjë mjek sepse mund të rezultojë shfaqje e ndonjë problemi shëndetësor më serioz.

Sidoqoftë ja disa nga këshillat që mund tu jepen në këtë rast:
1. Matni temperaturën trupore se mos keni temperaturë mbi 37 gradë.
2. Peshohuni se mos keni rënie në peshë.
3. Në se nuk përqendroheni, keni pagjumësi dhe humor të keq mund të konsultoheni me ndonjë psikolog.
4. Në se jeni femër duhet të përjashtoni mundësinë e ndonjë shtatzënie.
5. Mos pini alkool vazhdimisht dhe me doza të larta.
6. Konsultoheni me ndonjë mjek në se keni dalje barku apo të vjella të shumta (Gastroenteritis).
Përdorni çaj kinez dhe supë orizi duke mos i shtuar asgjë tjetër.



Main menu 2