Jump to Navigation

Faza e dytë e lindjes

Kjo fazë fillon kur hapja e qafës të mitrës ka arritur 10 cm, ose ajo që quhet hapje e plotë. Gruaja këtë fazë e ka më të lehtë edhe pse kontraksionet janë çdo 1 minutë dhe zgjasin 60 sekonda, sepse ajo ka një ndjenjë të fortë të të shtyrit poshtë, gjë e cila shumë gra i lehtëson. E gjithë periudha është 30 minuta deri në një orë (tek gratë të cilat lindin për herë të parë). Nga ana tjetër kjo është një fazë kur gruaja e ndjen veten të nevojshme sepse duhet edhe ndihma e saj e vullnetshme gjatë çdo kontraksioni për të shtyrë poshtë, duke përdorur muskulaturën e barkut.
Pozicioni që mund të merrni është ai që ju krijon mundësinë të shtyni më mirë, i cili mund të jetë në kurriz, anash apo ndenjur.
Po të gjeni pozicionin e duhur dhe me ndihmën e partnerit, çdo gjë do t´ju duket më e lehtë.
a. qafa e mitrës është holluar, por ende nuk është hapur.
b. qafa e mitrës është hapur plotësisht dhe koka e bebit ka filluar të shtyjë në kanalin e lindjes (vaginën).
c. Duket maja e kokës.
d. Koka, pjesa më e gjerë e bebit, ka dalë jashtë. Pjesa tjetër e lindjes do të vazhdojë qetësisht.
Momenti i shumëpritur tani është shumë pranë dhe ju shpejt do të keni mundësinë të shihni fëmijën tuaj dhe ta mbani në gji. Në këtë moment provoni një ndjenjë çlirimi fizik dhe psikologjik të veçantë, ku gëzimi përzihet edhe me lotët.
Por lindja nuk quhet e përfunduar derisa nuk ka dalë ende placenta, e cila del disa minuta (deri në 30) mbas lindjes. Gjatë kësaj kohe ju humbisni një sasi gjaku, e cila vlerësohet nga personeli mjekësor deri kur do të quhet normale.
Për të realizuar daljen e placentës do t´ju duhet të shtyni përsëri, këtë herë pa dhimbje, vetëm për të ndihmuar daljen e saj. Më pas, mbasi mjeku sigurohet që placenta ka dalë e plotë, lindja mund të konsiderohet e kryer dhe ju mund t’i gëzoheni tërësisht fëmjës suaj, duke e vënë menjëherë në gji, në mënyrë që ai të ndiejë afërsinë e nënës deri në lëkurë.



Main menu 2