Jump to Navigation

Lehtësimi i shtatëzanisë gjatë shtatëzanisë

Shihni më thellë brenda vetes. Shtatzania, sidomos për herë të parë te femra, shoqërohet me ndryshime fizike dhe ngarkesa psikologjike, që duhen pasur parasysh nga vetë ju, si dhe nga të tjerët. Qëllimi kryesor është përgatitja psikologjike për identitetin si nënë, apo si grua. Për arritjen e këtij qëllimi kërkohet përdorimi i një metode, e cila përfshin arsye të forta për të përballur depresionin gjatë shtatzanisë, dhe një mënyrë shumë e mirë është që të mendoni se çfarë do të fitoni pas lindjes, do të bëheni nënë.
Bëjini vetes këto pyetje:
• Sa e përgatitur jeni ju për t’u bërë nënë?
• Si mendoni se do të jeni si nënë?
• Si e mendoni një “nënë të mirë”?
Mundohuni të kërkoni e të zbuloni në historinë tuaj familjare.
Rikujtoni e reflektoni për marrëdhënien tuaj me nënën, për marrëdhëniet tuaja me të afërmit dhe për marrëdhëniet tuaja në çift (martesore).
Të gjitha këto do të jenë
pjesë e rëndësishme e përgatitjes suaj psikologjike për t’u bërë nënë.
Ndonjëherë, trajtimi i depresionit pas lindjes i referohet dhimbjes së lindjes, por që mund të kapërcehet nga nëna, kur ajo e lidh atë ngushtësisht me marrëdhënien që do të krijojë ajo më vonë me fëmijën.
Depresioni pas lindjes, shpesh vjen pas depresionit të shtatzanisë, i cili i paraprin ndryshimeve të rëndësishme që do të vijnë.
Bëjini vetes këto pyetje:
• Si ka qenë apo si është marrëdhënia juaj me nënën tuaj?
• Si do të dëshironit të ishte nëna juaj?
• A jeni trajtuar ju nga nëna juaj ashtu sic do të kishit dëshiruar?
• Cilat janë frikërat tuaja?
Merrini seriozisht nevojat tuaja.
Kjo mund t’ju ndihmojë t’i paraprini nevojave tuaja si nënë. Kujdesuni për veten tuaj, duke kërkuar nga të tjerët mbështetje apo ndihmë për kryerjen e punëve të shtëpisë apo për zgjidhjen e problemeve të tjera (që kanë të bëjnë me marrëdhëniet familjare) që dalin gjatë shtatzanisë.
Bëjini vetes këto pyetje:
• Për çfarë keni nevojë që të mund të jeni një prind i mirë për fëmijën tuaj?
• Çfarë do të ishit të gatshëm të sakrifikonit për të pasur një fëmijë?


Main menu 2