Jump to Navigation

Ç’është menopauza dhe ç’duhet bërë kur shfaqet?

Menopauza (ndërprerja e mestruacioneve) nuk është një sëmundje, por përfaqëson një moment fiziologjik absolutisht normal që tek gruaja shënon pëfundimin e periudhës së fekondimit. Në fakt, pasoja më e dukshme është ndërprerja e mestruacioneve. Në shumicën e rasteve menopausa shfaqet rreth 50 vjetëve dhe normalisht mosha mesatare lëkundet nga 45 deri në 53 vjeç. Kur hyn në këtë fazë skeleti fillon të dobësohet duke të paraqitur rrezik frakturash (osteoporozi) dhe shtohet rreziku i sëmundjeve të enëve të gjakut dhe të tumoreve në gji. Eshtë e rëndësishme t’i drejtohesh konsultores për të mbajtur nën kontroll gjendjen tënde të shëndetit. Për informazione të tjera dhe ndihmë të mëtejshme lidhur me shëndetin tënd dhe të fëmijës, nëse je e regjistruar në SSN, mund t’i drejtohesh personelit të konsultores ose mjekut të familjes, të cilët do t’i përgjigjen më me hollësi pyetjeve të tua.


Main menu 2