Jump to Navigation

Kontraceptivët Natyralë

Çfarë janë mënyrat kontraceptive natyrale ?
Kjo mënyrë bazohet në ndërprerjen e marrëdhënieve seksuale tradicionale gjatë periudhës së ovulacionit të çdo cikli mestrual, pra në ditët afër ovulacionit. Llogaritja e ovulacionit mund të bëhet në mënyra të ndryshme, por jo gjithmonë është e besueshme edhe për shkak të ndryshimit të ciklit të mestruacioneve tek gratë. Për këtë arsye mënyrat natyrale kanë një efektshmëri të ulët si kontraceptivë.

Edhe ndërprerja e bashkimit seksual para ‘prishjes’ është një mënyrë kontraceptive?
Ndërprerja e bashkimit seksual para ‘prishjes’, pra nxjerrja e organit mashkullor nga qafa e mitrës në momentin e ‘prishjes’, ka një efekt të dobët si masë kundër fekondimit, sepse në vetë lëngjet e lubrifikimit prodhuar nga mashkulli, në çastet e para të marrëdhënieve seksuale, mund të ndodhen spermatozomë të vlefshëm për fekondim.



Main menu 2