Jump to Navigation

Rrënja e Flokëve Pas Lehonisë

• Rrënja e flokëve pas lehonisë nuk është një rrënje e përherëshme e flokëve
• Zakonisht rreth 100. 000 fije floku rriten në lëkrën e kokës dhe zakonisht rreth 50-200 bien çdo ditë
• Rritja e nivelit të hormoneve në shtatzënësi bën që numri i fijeve të flokëve në lëkurën e kokës të rritet më shumë se sa rriten normalisht
• Pas lehonisë nivelet hormonale kthehen në gjendje normale dhe dy deri tre muaj më vonë vjen deri te rritja e rrënies së flokëve që zgjatë dy deri tre muaj
• Rritja e fijeve të reja kthehet në rritje normale tre deri gjashtë muaj pas nisjes së rrënjes së flokëve
• Rrënja e flokëve pas lehonisë mund të zhvilloet me çdo shtatzënësi

Ç'është kjo gjendje shendetesore?
Shume gra shtatezene verejne rrenie flokesh. Rritja e hormoneve ne shtatezanesi ndikon ne ndryshime ne lekure dhe ne shume pjese tjera te trupit. Ato tentojne qe ti vejne tere fijet e flokeve ne fazen e rritjes te ciklit te flokeve. Kjo do te thote se shume gra verejne se floket e tyre ne shtatezenesi rriten me te dendura.
Pasi ta lindin foshnjen shume fije flokesh pushojne te rriten dhe kalojne ne faze pushimi ku dhe qendrojne per dy deri tre muaj. Kur cikli i flokeve nis te zhvillohet serish, fijet e flokeve kthehen ne fazen e rritjes dhe fijet e vjetra bien te gjitha pernjehere. Sasia e flokeve qe bien ndryshon mes individeve ku disa gra verejne rrenjen e flokeve me shume se te tjerat. Nese nje familje ka trashegimi te flokeve te dobeta, rrenja e fijeve te flokeve mund te behet edhe me e dukshme pas lindjes se femiut.
Rrenja e flokeve pas lehonise zakonisht zgjate dy deri tre muaj e pastaj floket serish nisin te rriten. Te shumica e grave, gjendja e flokeve kthehet ne gjendjen si te kohes te para-shtazenesise.

Si trajtohet?
Rrenja e flokeve nuk kerkon ndonje trajtim te vecant. Kryesisht është nje ndryshim i perkoheshem i ciklit te rritjes se flokeve si pasoje e ndryshimeve hormonale gjate shtatezenesise.
Krehja e tepert e flokeve do ti zhvendos me lehtesi fijet e flokeve dhe do ta shpejtoje rrenjen e flokeve qe perndryshe mund te merrte dy deri tre muaj. Nje veprim i tille nes e zhvillohet nuk demton floket ne asnje menyre. Marreja e vitaminave ose ferkimi i lekures se flokeve me preparate nuk do te beje kurfare ndryshimi. Disa gra verejne rramjen e flokeve me cdo shtatezenesi te tyre.



Main menu 2