Jump to Navigation

Lythët

• Lythët janë infektim virusal në lëkurë
• Dy e treta e lythëve do të zhduken pa kurfarë mjekimi mbrenda dy vjetëve pa lënë shënja pas
• Mjekimet që nuk lënë shenjë në lëkurë, siç është ngjyrosja e lythëve, janë më të mirat

Ç'farë janë lythët?
Lythët janë të zakonshëm te fëmijët dhe shkaktohen prej infektimit virusor. Ata rrallëherë zhvillohen në foshnjëri dhe fëmijëri të hershme por më shpesh paraqiten kur fëmijët nisin të rriten. Lythët janë të fortë, janë njolla me ngjyrë, të qitura ( ngritura) me sipërfaqe të vrazhdë dhe luspor. Madhësia dhe numri i tyre ndryshon me formimin e lythëve të rinjë, aty ku lëkura është lënduar. Lythët mund të zhvillohen në çfarëdo pjese të lëkurës, por te fëmijët më të zakonshëm janë në duar dhe gjunjë. Lythët në shputë të këmbës quhen lythë shputash. Lythët mund të paraqiten edhe si njolla lëkure të vogla të rrafshta dhe me ngjyrë, sipër shuplakës ose në fytyrë.

Si përhapen?
Lythët janë infektim virusi ku virusi depërton në sipërfaqe të lëkurës, sidomos në pjesën e lëkurës që është lënduar paraprakisht. Lythët mund të shpërndahen përmes kontaktit të drejtëpërdrejt duke i prekur lythët e personit tjetër, sidomos nëse lëkura është e damtuar. Poashtu mund të shpërndahen me kontakt indirekt. Virusi shpesh jeton në vende me lagështi siç janë, pishinat ose dyshemet e dushëve dhe mund ti kaloj personit nëse ai/ajo zbathur shkel nëpër këto vende. Lythët mund të zhvillohen rreth thonjëve të fëmijëve, të cilët ata i kafshojnë ose në buzë, te fëmijët që thithin gishtat e tyre.

Si mund të parandalohen?
Me pastrimin e kujdesëshëm të banjove pas përdorimit të tyre, me përdorimin e peshqirve personal, dhe me mbulimin e lythëve në këmbë gjersa në pishinë apo dush, bëhet i mundëshëm pakësimi i shpërndarjes së lythëve. Mbulimi i lythëve me fashë mund të ndihmon që fëmijët mos ti kafshojnë ose ngacmojnë lythët.

Si mund të mjekohen ?
Të paktën dy të tretat e lythëve zhduken mbrenda dy vjetëve pa kurfarë mjekimi dhe pa lënë shenja pas. Për këtë arsye mjekimi i çdo lythi nuk është i nevojshëm.
Ngjyrat për lythë mund të blehen nëpër barnatore dhe janë si nisje e mirë, por ato duhet lyer rregullisht disa muaj me rradhë për ta pastruar çdo lyth veç e veç. Njomja e lythit në uj të ngrohët përpara lyerjes me ngjyrë për lythë dhe pastaj zhvendosja e lëkurës së vdekur nga sipërfaqja e epërme e lythit, mundëson ngjyrën që të depëton në lyth. Nëse lythët nisin të dhëmbin ose ju bezdisin, mjeku mund ti mjekon me zbatimin e nitrogjenit të lëngshëm për ngrirjen e lythëve. Megjithate, kjo procedurë shkakton dhimbje dhe mund mos të jetë e përshtatshme për fëmijë të vegjël. Djegëja, prerja ose gërryemja e lythëve është mjekim më pak i zakonshëm për fëmijë dhe mund të len shenjë afat gjatë.



Main menu 2